Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha të mërkurën në hapje të fushatës së kësaj partie, se do të bëhet gabim i pariparueshëm nëse lejohet që në Kosovën e vitit 2021, të fitojë mendësia e diktatit dhe pushtetit absolut gjë që do të eksperimentonte më të arriturat tona shtet-formuese dhe demokratike.
“Me votën e lirë më 14 shkurt, duke i besuar LDK-së dhe numrit 132, ju qytetarët e Kosovës, këtu dhe në diasporë, do të përcaktoheni për rrugën e integrimit, do të refuzoni përpjekjet për instalimin e pushtetit autoritar në zemër të Evropës”, tha Mustafa.
Sipas tij, oponentët politikë të LDK-së, janë në gjendje që për pushtet ta djegin shtetin.
“Ne nuk e duam krejt pushtetin, ashtu siç po kërkojnë rivalët tanë. Duam demokraci dhe ndarje të pushteteve. Duam forcimin e shtetit të Kosovës, të një shteti që nuk ndahet, nuk pjesëtohet dhe nuk bashkohet. Integrohemi vetëm në Bashkimin Evropian. Jemi miq me të tjerët, por miqësia me SHBA-të është e veçantë. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka respektuar vullnetin tuaj në zgjedhjet e kaluara për të bërë koalicion me Vetëvendosjen. Por, për 50 ditë qeverisje u provua, se ata, jo vetëm që nuk janë të aftë për ta qeverisur shtetin, por janë të gatshëm të dezertojnë nga përgjegjësia karshi qytetarëve dhe karshi partnerëve tanë. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës cenohet në themel nga prishja e marrëdhënieve me partnerët tanë euroatlantikë”, tha kreu i LDK-së.
Ai foli edhe për kalimin e Vjosa Osmanit në listën e Vetëvendosjes.
“Fatkeqësisht kësaj valleje të dëmtimit të interesave të Kosovës ju bashkua edhe ish kandidatja jonë për kryeministre në zgjedhjet e fundit. Ajo u bë kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së Presidentes me votat e LDK-së, i mori të gjitha privilegjet dhe e tradhtoi besimin tonë dhe tuajin. E kuptoj dhe e miratoj nevojën e përhershme për ndryshime, për avansim të njerëzve të rinj, për mendje të re, për jetë demokratike. Por ulja në prehrin e një partie ekstreme të majtë kundërshtare e LDK-së, nuk është ndryshim, është kapitullim politik, njerëzor dhe etik”, tha Mustafa.
Kreu i LDK-së i falënderoi të gjitha strukturat dhe anëtarësinë që kanë refuzuar të bëhen pjesë e një projekti të paramenduar për dëmtimin e LDK-së sepse tha ai, duke penguar dëmtimin e qëllimshëm të LDK-së, ju keni penguar përpjekjet për dëmtimin e Kosovës.
Mustafa tha se “LDK do të vazhdoj të qeverisë me Kosovën edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit pasi ka kandidatin më të mirë për kryeministër dhe listën për deputetë me vlera të veçanta”.
Kurse, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të mërkurën në hapje të fushatës zgjedhore, se LDK është parti që mbron shtetin dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, pasi këtë kulturë politike e ka të trashëguar nga arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Presidenti Rugova.
“Kështu vepruam edhe në pranverën e vitit të kaluar, kur e ndaluam një qeverisje që nisi të dëmtonte shtetin, dhe morëm përgjegjësinë për të qeverisur në momentet më të vështira në 20 vitet e fundit. Ne ishim të vendosur që të mos lejojmë cenimin e miqësisë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk mund të lejonim që nga zyrat e Qeverisë së Kosovës, Shtëpia e Bardhë, që është e shenjtë për shqiptarët e Kosovës, të quhej shtëpi të verdhë apo e kuqe. Në atë kohë, ne kishim mundësi që, thjeshtë të tërhiqeshim nga përgjegjësia institucionale që kishim, të qëndronim në opozitë siç bënë të tjerët. Por, ne nuk mund të lejonim dëmtimin e shtetit të Kosovës vetëm sa për të mbrojtur interesat partiake”, tha Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë