LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: EULEX-i edhe vitin tjetër në Kosovë

Mustafa: EULEX-i edhe vitin tjetër në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, beson që misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, do të mbetet në Kosovë së paku edhe gjatë këtij viti.

Mustafa i ftuar në emisionin Debat në RTK ka thënë se Qeveria ka kërkuar që të barten lëndët e EULEX-it në organet e drejtësisë kosovare, por kjo gjë nuk është pranuar pasi ata do të qëndrojnë edhe vitin tjetër në Kosovë.

“Ne do kërkojmë që pjesa e madhe e lëndëve të kalojnë në organet vendore të drejtësisë. Por, ata do të mbesin edhe vitin tjetër në Kosovë pasi ne nuk kemi argumentuar mjaftueshëm”, ka thënë Mustafa, transmeton Insajderi.


EULEX-i e ka arritur funksionalitetin e plotë në prill të vitit 2009 dhe punon në kuadër të kornizës së Rezolutës 1244 të OKB-ës.