LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Është opsion i fundit, por LDK-ja e mbështet tërheqjen e një shumë të caktuar nga Trusti

Mustafa: Është opsion i fundit, por LDK-ja e mbështet tërheqjen e një shumë të caktuar nga Trusti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka deklaruar se e mbështesin një tërheqje të caktuar të Trustit si ndihmesë për qytetarët.

Mustafa thotë se kjo ndihmesë është e pranueshme për qytetarët, por që duhet përcaktuar një përqindje në mënyrë që Trusti të mos ketë ndonjë krizë financiare.

“LDK sa ka qenë në pushtet ka qenë e para që ka realizuaar një gjë të tillë sepse i takon kur je në pushtet duhet marrë vendime ka vendosur të jetë 10 për qind dhe të garantojë qytetarët se do të rimbnursohen, do të rimbushet. Ka patur opsione shumë më të mira, në mungesë të këtyre atëherë Trusti mbetet i fundit andaj e përkrahim edhe ne si LDK që t’iu lejohet qytetarëve një shumë të caktuar, e kam të pamundur të caktojë një përqindje për ju sonte kjo përgjegjësi i takon Qeverisë se është i vetmi organ që ka informacione të plota”, tha ai.
Sipas tij, nëse merret vendimi për tërheqjen e këtyre fondeve, Qeveria duhet të sigurojë qytetarët se ato do të rimbursohen.


Tutje tha se Qeveria duhet fillimisht të diskutojë me Trustin se çfarë përqindje mund të përballojë Trusti.

“Prandaj po them, ne përkrahim që qytetarëve t’iu lejohet tërheqja por përqindjen ta përcaktojë Qeveria duke u bazuar në gjendjen financiare ose qëndrueshmërinë financiare të Trustit. Qeveria duhet fillimisht të diskutojë me Trustin se çfarë përqindje mund të përballojë Trusti, e dyta që Qeveria të garantojë si institucion por edhe qytetarëve të Kosovës si kursimtar që ato fonde do të rimbushen do të rikthehen në Trust dhe e treta që kjo rimbushje të ndodh në një afat kohor sa më të shkurt”, u shpreh ai në Tëvë 1.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori