Mustafa: Brenda muajit do ta procedojmë Demarkacionin në Kuvend

14:"Ridvan Slivova
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se brenda muajit do ta procedojnë Demarkacionin në Kuvend.
Ai tha se ky është obligim që duhet ta kryejnë herët apo vonë, raporton Ekonomia Online.
Këto komente Mustafa i bëri gjatë vizitës që u bëri disa bizneseve vendëse.Mustafa ka komentuar edhe nismën e opozitës për mocion ndaj qeverisë, duke thënë se është punë e tyre që të bëjnë një gjë të tillë, ndërsa ka shtuar se janë të përkushtuar për hapjen e vendeve të reja të punës.
“Është punë e opozitës me kërkua zgjedhje dhe me ngrit mocione. Unë e respektoj punën e opozitës por ma shumë e respektoj punën tonë që të krijojmë perspektiv dhe vende të reja pune”, tha ai.
Nga
Telegrafi
06/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































