Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mori sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të interkoneksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.
Kryeministri Mustafa theksoi me këtë rast se energjia është shtyllë tepër e rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, parakusht i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe parakusht i mirëqenies së qytetarëve. “Energjia është shtyllë e jona tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Kemi nevojë për energji stabile dhe të bollshme për biznese dhe ekonomi familjare, si parakusht i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe si parakusht i mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se përkrah rëndësia, autostrada energjetike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, është e barabartë me peshën e rrugës së kombit. “Sot, unë ndihem krenar që po përurojmë përfundimin e punimeve në pjesën e Shqipërisë, që shënon kompletimin e autostradës energjetike prej 400 KV ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Mbi rëndësinë e këtij projekti flasin qytetarët tanë, flasin partnerët tanë. Këtë autostradë energjetike e vlerësojnë ekuivalente me rrugën e kombit për nga pesha për të dyja vendet tona, natyrisht në një aspekt tjetër zhvillimor”, është shprehur Mustafa.
Mustafa gjatë fjalimit të tij ka thënë po ashtu se po arrihet që energjia të shndërrohet më një resurs zhytës për investime të brendshme dhe të jashtme, duke theksuar se po ashtu bëhet zvogëlimi i shpenzimeve të shkëmbimit të energjisë elektrike.
“Linja e interkoneksionit 400 kilovoltësh Kosovë-Shqipëri, jep vlerë më të madhe këtij diversiteti, pasi që krijon mundësinë e shkëmbimit të energjisë elektrike, atëherë kur është e nevojshme dhe sidomos në stinët kur dy vendet tona kanë mundësi të komplementaritetit të energjisë të gjeneruar nga uji dhe thëngjilli, duke arritur shkallën e efiçiencës ekonomike dhe p o ashtu edhe shkallën e ekonomisë, përmes zvogëlimit të shpenzimeve të shkëmbimit të energjisë elektrike”, ka thënë Mustafa.
Në një njoftim për media, thuhet se Mustafa ka paralajmëruar se së bashku me kryeministrin Rama javën e ardhshme do të marrim pjesë në Samitin e Parisit, takimi i tretë me radhë i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor i filluar në Berlin, ku do të trajtohen edhe shumë projekte tjera rajonale të orientuara për lehtësimin e aktiviteteve ekonomik, për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, bashkëpunimin në mes të rinjve, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe atë të energjisë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ministrat Blerand Stavileci dhe Damian Gjiknuri, përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), të operatorëve të energjisë si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!