LAJMI I FUNDIT:

Mustafa akuzon Serbinë për vazhdim të provokimeve ndaj Kosovës

Mustafa akuzon Serbinë për vazhdim të provokimeve ndaj Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar sot Beogradin zyrtar për destruktivitet në procesin e dialogut në Bruksel.

Mustafa thotë se Serbia po provokon marrëveshjen e Uashingtonit dhe e cilësoi këtë si një eskalim të ri nga ana e Beogradit zyrtar.

“Në Bruksel po dialogohet për njohje reciproke bazuar në platformën e Qeverisë, të cilën e ndjek kryeministri Hoti. Kjo është qasja e Kosovës, por duket se kjo nuk është qasja e Serbisë. Qeveria e Serbisë u betua gjatë zgjedhjes së saj se do ta ruajë Kosovën. Nuk ka pasur reagime të BE-së për këtë veprim që është edhe provokim për dialogun dhe provokim edhe për marrëveshjen e Uashingtonit. Është një eskalim i ri i Serbisë, i cili vë në pikëpyetje konstruktivitetin e tyre në procesin e dialogut”, tha Mustafa, për RTV21.


Ndryshe, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se nuk mund ta pranojnë qëndrimin e Prishtinës zyrtare, se pas njohjes nga Serbia, do ta formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe. Madje, duke folur për asociacionin, ai tha se ‘dreqi qëndron gjithmonë brenda në detaje’.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori