LAJMI I FUNDIT:

Musliu i kërkon Qeverisë t’i plotësojë kërkesat e Policisë së Kosovës

Musliu i kërkon Qeverisë t’i plotësojë kërkesat e Policisë së Kosovës
Foto: Arkiv

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të aprovojnë kërkesat e Policisë së Kosovës, për pagat dhe shujta ushqimore.

Musliu tha se Policia e Kosovës është duke punuar në kushte të rënda, pasi siç tha ajo, ata nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me nga 12 orë dhe pa të drejtë pushimi.

Sipas saj, PDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar nga qeveria që të marrin vendim për pagë shtesë dhe shujtat, për Policinë e Kosovës.


“Vendi ynë dhe i gjithë globi po përballet me pandeminë. Në vijën e parë të frontit po qëndron dhe Policia e Kosovës. Ata po punojnë në kushte të rënda. Policia e Kosovës po punon me orar 12 orësh dhe pa të drejtë pushimi. PDK në vazhdimësi ka kërkuar nga qeveria që të marr vendim për pagë shtesë të shujtave ushqimore dhe pagë shtesë për ta”, ka thënë ajo.

Tutje Musliu tha se pagesa prej pesë euro për ndërrimin e natës për Policinë e Kosovës është tallje për ta.

“Pagesa e ndërrimit të natës është minimale. Pagesa prej pesë eurosh për ndërrimin e natës është tallje për Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës protestën e sheh si mjet për realizimin e kërkesave të tyre”, ka thënë ndër të tjera deputetja Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori