Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e hartimit të dokumentit të Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022- 2027.
Musliu tha se ky dokument që është kryesor për Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë, nuk paraqet në mënyrë të qartë vizionin dhe orientimin e Kosovës për ruajtjen dhe kultivimin e sigurisë dhe paqes në vend dhe nuk reflekton memorien institucionale dhe angazhimet e mëdha në ndërtimin dhe fuqizimin e sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes ndër vite.
“Në fakt, kjo para se të jetë strategji mund të jetë analizë pa sintezë. Analiza pa sintezën e saj mbrapa është e mangët, e dobët dhe jo efektive. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një dokument strategjik i cili ka ardhë në Kuvend në rrethana të reja të sigurisë jo vetëm kombëtare por edhe asaj rajonale dhe më gjerë. Gjuha deskriptive e përdorur në këtë dokument tregon shterpësinë e artikulimit të qartë të sfidave dhe nevojave të Kosovës në fushën e sigurisë por edhe mungesën e hapave konkret që shteti i Kosovës do të duhej t’i kishte parasysh në rrethana të caktuara alternative”, tha ajo.
“PDK e sheh fushën e sigurisë si një temë përtej politikës, si çështje kombëtare”, theksoi tutje ajo.
Musliu tha se kjo strategji nuk ka ndonjë plan për t’u anëtarësuar në NATO dhe në Interpol.
“Gjithashtu kjo strategji, tek treguesit, nuk përmend afat apo kohë në të cilën Kosova do të aplikoj për anëtarësim apo në Programin e Partneritetit për Paqe. Në të thuhet se vetëm përgaditjet për anëtarësim do të bëhen në vitin 2022. Pra, nuk jemi as në fazën e përgatitjeve për aplikim për anëtarësim në NATO”, shtoi ajo.
Deputetja e PDK-së tha se në dokumentin e Strategjisë Kombëtare nuk adresohet fare sfida e migrimit të të rinjëve, gjendja e rëndë socio ekonomike në vend, siguria energjetike dhe lufta hibride.
“Strategjia e Sigurisë e Kosovës 2022- 2027 në kuadër të kërcënimeve, sfidave dhe rreziqeve, ndër të tjera parasheh përpjekjet e vazhdueshme të akterëve shtetëror dhe jo shtetëror për komprometimin apo venien nën kontroll të infrastrukturës kritike kombëtare. Mirëpo, kjo strategji nuk parasheh asnjë hap konkret për zhvillimin, përmirësimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike kombëtare edhe pse infrastrukturën kritike kombëtare e trajton si pjesë përbërse të sovranitetit dhe integritetit territorial. Ne si Grup Parlamentar e kami ngritë këtë çështje në kudër të debatit për sigurinë, me datë 19 Maj dhe edhe pse kanë kaluar afër 3 vite nga hyrja në fuqi e ligjit për infrastrukturën kritike dhe ende nuk ka veprime konkrete lidhur me zbatimin e tij”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos