Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se situatën e sigurisë në veri të Republikës së Kosovës e cenon trinomi Putin-Vuçiqi-Radoiçiq.
Musliu ka thënë se Lista Serbe është në shërbim të Vuçiqit dhe krahut të Putinit, por sipas tij, ajo është vetëm ndërmjetësuese e klanit kriminal të Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit.
“Më shumë bëjnë presion grupet kriminale, sepse nuk kanë asnjë obligim ligjor ndaj qytetarëve por kanë vetëm obligim ndaj urdhërdhënësit të tyre Vuçiq, i cili më pas i shpërblen me para. Presidenti serb haptas e mbron klanin kriminal të Radoiçiqit dhe Vesilinoviqit, që janë të shpallur edhe nga SHBA persona në kërkim. Këta dy kryekriminelë janë urdhërkryerës të Vuçiqit në terren. Së fundmi janë shpërblyer me 960 milionë euro tender me ndërtimin e rrugëve brenda Serbisë, por si kundërshpërblim duhet të kryejnë obligimet e veta në terren e sidomos në Kosovë, që të mos lejojnë daljen e njerëzve në zgjedhjet në veri. Lista Serbe është vetëm ndërmjetësues ndërmjet klanit kriminal dhe Vuçiqit në planin politik”, ka theksuar Musliu për RTK.
Ai ka thënë se institucionet tona të sigurisë janë të cunguara shumë në veprim nga presionet nga jashtë, për shkak të një procesi politik që ka filluar qe një kohë.
“Në asnjë rrethanë nuk pritet që ne të veprojmë si këta, sepse ne jemi shtet. Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes të marrim masa radikale. Duhet të marrim masa aq sa na duhet për të parandaluar një fenomen negativ apo kundërligjor, jo më tepër”, ka shtuar Musliu.
Ai ka thënë se Radoiçiq e Veselinoviq nuk mund të sillen lirshëm në veri, por munden që në periudha të shkurta kohore në bashkëpunim me grupet lokale atje të hyjnë nga rrugë dytësore, por më pas të tërhiqen sërish në hotelet e tyre luksoze në Kopaonik.
Sa i përket zgjedhjeve të së dielës ai ka thënë se grupet kriminale atje mund të përgatisin skenar të ndryshëm, qoftë ndonjë protestë, bllokadë apo edhe ndonjë veprim më të dhunshëm.
Tutje Musliu ka thënë se qytetarët serbë në veri nuk kanë frikë nga shqiptarët, por nga grupet kriminale serbe.
“Ka të tillë që e kanë guximin të dalin në zgjedhje dhe sigurisht se do të dalin, por mendoj se ata do të ballafaqohen sërish me dhunën. Këto banda kriminale po thuajse e kontrollojnë jetën në tërësi atje. Kur bie terri as komshiu te komshiu nuk guxon të hyjë në oborr sepse mund të vritet. Pra aq shumë janë të frikësuar njerëzit atje. Nuk janë të frikësuar nga ne por nga këto banda kriminale”, është shprehur Musliu.
Ai ka thënë se në kohën e barrikadave në veri kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të grupit Wagner, por tani nuk dihet nëse janë ende atje.
“Për momentin nuk kam informata se janë këndej. Për disa formacione tjera si Brigada e Veriut dhe grupe tjera kriminale kemi informata, por për grupin Wagner në kohën e barrikadave kanë qenë prezentë”, ka thënë tutje Musliu.
Musliu ka thënë se klika e presidentit serb Vuçiq është e shkolluar nga Millosheviqi.
“Millosheviqi e kishte Arkanin, Vuçiqi ka shumë arkana – Radoiçiqin, Veselinoviqin, Velja Belivukun që i ka bluar në makinë mishit viktimat”, ka thënë Musliu.
Më tej ai ka thënë se, Kisha Serbe ka qenë promotori i luftërave në ish-Jugosllavi.
“Ajo është më e fortë se shteti i tyre”, tha ai.
Musliu, që është drejtor i Institutit “Octopus”, ka thënë se “prej themelimit të shtetit serb ka pasur një parim: vrasja e kujtdo për interesa”.
“Kanë vrarë fëmijë shqiptarësh, boshnjakësh e kroatësh; kanë vrarë edhe fëmijë serbë për t’i fajësuar shqiptarët; kanë vrarë edhe kryeministra e prijës të vetë për ta ndaluar paqen!”, ka thënë Musliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit