LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Nuk do të ketë luftë në Kosovë – lufta hibride e Serbisë po vazhdon

Musliu: Nuk do të ketë luftë në Kosovë – lufta hibride e Serbisë po vazhdon

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka komentuar sërish zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë situatën me Serbinë.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të ketë luftë në Kosovë, por që në Serbi po vazhdon lufta hibride.

“Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre”, ka shkruar Musliu.


Ai ka thënë se Vuçiq po dëshiron që të dalë “pa u lagur” nga këto grupe kriminale.

Postimi i plotë:

Diçka po zihet në Serbi.

Mediat që i kontrollon Vuçiqi po thonë se “shërbimi rus i inteligjencës ruse GRU dhe MI-6 duan luftë në Kosovë”.

Deri vonë thoshin që vetëm perëndimorët po duan luftë.

Koment: Luftë në Kosovë nuk do të ketë! Por, lufta hibride e Serbisë po vazhdon.

Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre.

Në anën tjetër , kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak… pikon me gjakun e krimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
Kalo në kategori