Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të propozojë një kandidat tjetër për pozitën e presidentit.
Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i “egos se Vjosës”.
“Deputetët e opozitës nuk e refuzojnë zgjedhjen e presidentit/es por janë kundër kandidatës Vjosa Osmani. Këtë fakt duhet ta marrin në konsideratë të gjithë. Presim që Albin Kurti të reflektoi, të merr përgjegjësi dhe të propozoi një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë i deputetes Musliu:
“Sa herë që Vjosa Osmani është konfrontuar me Kushtetutën, ajo e ka shkelur atë me të dy këmbët. Juristja e ‘famshme’ e kontestoi edhe sistemin tonë politik, demokracinë tonë parlamentare.
Presidenti i vendit zgjedhet nga Parlamenti.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton shumë qartë këtë proces. Pretendimet e Vjosa Osmanit se ajo me 14 shkurt, mori votat nga populli për këtë post tregon mungesë respekti për rendin tonë kushtetues.
A na duhet një Presidente që nuk e përfillë Kushtetutën e vendit?
Pra, Vjosa Osmani, përveç se nuk e përfillë kushtetutën, ajo shquhet edhe për një qasje përçarëse dhe arrogante.
Albin Kurti, e ka për obligim që deputetëve të Kuvendit t‘i prezentoj një ofertë serioze përmes një kandidati unifikues.
Deputetët e opozitës nuk e refuzojnë zgjedhjen e presidentit/es por janë kundër kandidatës Vjosa Osmani. Këtë fakt duhet ta marrin në konsideratë të gjithë. Presim që Albin Kurti të reflektoi, të merr përgjegjësi dhe të propozoi një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë