Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, njëherësh deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se gjendja në veri të vendit është e brishtë dhe me mundësi të përshkallëzimit të situatës.
Në një bisedë në emisionin “Magazina” me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në Radio Dukagjini, Musliu ka thënë se aktualisht mbi 20% e territorit të Kosovës është jashtë kontrollit.
“Nuk do të doja të ndjellja frikë tek qytetarët, por më duhet të konstatoj se gjendja e sigurisë në përgjithësi në Kosovë është e brishtë e me theks të veçantë në veri të vendit, ku mund të themi se mbi 20% e territorit të vendit është jashtë kontrollit. Në veri nuk kemi polic të angazhuar, nuk kemi institucione të instaluara, thjeshtë po i bëhet roje objekteve, por fatkeqësisht nuk ka operim të mirëfilltë të Policisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Musliu për Radio Dukagjini.
Ajo ka falënderuar qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekurinë e lartë të treguar këtyre ditëve, duke thënë se fal tyre e kemi qetësinë që po mbretëron.
“Sot më shumë se kurrë duhet bashkërendim të institucioneve të vendit, bashkëpunim i qytetarëve me institucione të sigurisë me theks të veçantë qytetarëve të veriut të Kosovës, për çka vlen për ta përshëndetur pjekurinë dhe gatishmërinë e qytetarëve të veriut të Kosovës për të treguar qetësi dhe bashkëpunim me organet e sigurisë dhe vendit”, ka theksuar Musliu, duke apeluar tek qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të mediave serbe.
Duke folur për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje për targat ilegale serbe para 21 Nëntorit, Musliu ka thënë se pret nga Kryeministri Kurti që të reflektojë dhe të bashkëpunojë me spektrin politik dhe ndërkombëtar.
“Ne as në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kemi mundur t’ia dalim vetë pa mbështetjen e SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe sigurisht se nuk do të mund të arrijmë as në bisedimet me Beogradin. Çdo kryeneqësi në këtë çështje do të jetë në dëm të Republikës së Kosovës. Andaj, pres që kryeministri Kurti të reflektojë dhe të bashkëpunoj me spektrin politik dhe ndërkombëtar për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në vend”, ka thënë Musliu.
Gjatë kësaj bisede deputetja e PDK-së, është pyetur edhe për planin franko-gjerman, për të cilin ka thënë se nuk e ka parë asnjëherë, ndërsa kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për mostransparencë.
“Transparenca e Qeverisë Kurti në raport me dialogun me Serbinë është zero. Kjo Qeveri ka manovruar me dialogun, e ka nisur mbrapsht, duke e kthyer nga prioriteti shtatë në atë dy dhe tash e kemi top prioritet. T’i lëmë anash aktet patriotike e popullore, por ta kthejmë vëmendjen fuqishëm që t’a ofrojmë një zgjidhje për Kosovën”, ka thënë Musliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos