LAJMI I FUNDIT:

Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit

Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit

Elon Musk do të punojë nën presidentin amerikan, Donald Trump si një “zyrtar i veçantë shtetëror”. Si një punonjës që nuk do të merr rrogë nga qeveria federale, ai do të ketë më pak kufizime sesa punonjësit e përhershëm, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë. I ashtuquajturi Departamenti për Efiçencën i Qeverisë (DOGE) është përfshirë kohët e fundit në aktivitetet e disa agjencive federale ndërsa drejtohet prej Muskut.

Ky i fundit është emëruar si “zyrtar i veçantë shtetëror”. Ai ka marrë një adresë zyrtare emaili dhe një hapësirë zyre në Shtëpinë e Bardhë, sipas një zyrtari të administratës. Nuk është ende e qartë se kur pronari i Teslas e ka marrë këtë pozitë, pasi Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një koment zyrtar.

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Lexo po ashtu Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Musk nuk do të marrë pagë gjatë punës për qeverinë, tha për CNN një burim i njohur me angazhimin e tij. Kjo mund ta ndihmojë atë të shmangë plotësimin e raporteve financiare. Raporti financiar publik kërkohet vetëm nëse një punonjës merr pagë dhe punon më shumë se 60 ditë, sipas Departamentit të Drejtësisë, shkruan forbes.


Një zyrtar i veçantë shtetëror është dikush që punon ose pritet të punojë për qeverinë federale deri në 130 ditë, sipas udhëzimeve të Departamentit të Drejtësisë. Kjo rol i nënshtrohet shumicës së rregullave që vlejnë për punonjësit e përhershëm, por shpesh janë “më pak kufizuese” për shkak të natyrës së përkohshme të pozicionit, përfshirë kufizime më të vogla për konfliktet e mundshme të interesit.

Zyrtarëve të veçantë u ndalohet të marrin pjesë në çështje që mund të paraqesin një konflikt financiar interesi. Kjo përfshin çështje që mund të ndikojnë në kompanitë për të cilat ata punojnë. Gjithashtu, atyre u ndalohet të përdorin rolin e tyre për të ndikuar në zgjedhje ose aktivitete politike gjatë orarit të punës.

Nuk është ende e qartë nëse Musk, kompania e të cilit SpaceX ka kontrata miliarda dollarëshe me qeverinë, po shkel rregullat etike për zyrtarët shtetërorë. Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), të cilën Musk e ka kritikuar dhe ka kërkuar mbylljen e saj, ka dy kontrata aktive me kompaninë e tij, Starlink për internet satelitor, megjithëse fondet nga ato kontrata tashmë janë shpenzuar.

Trump deklaroi të hënën se Musk do të mbahej larg fushave të qeverisë ku ai mund të kishte konflikt interesi. Ai tha se “nëse ka ndonjë problem, nuk do ta lejojmë të afrohet”.

Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
Lexo po ashtu Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri

Megjithatë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të martën se Musk do të jetë përgjegjës për identifikimin e konflikteve të tij të interesit. Nëse miliarderi has një konflikt interesi lidhur me kontratat e kompanive që drejton dhe financimet e menaxhuara nga DOGE, “Elon do të tërhiqet vetë nga ato kontrata”, tha Leavitt.

Musk mori një rol në administratën e Trumpit pas disa muajsh mbështetjesh gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. Njeriu më i pasur në botë dha mbi 200 milionë dollarë për aktivitete pro-Trump.

DOGE ka tentuar të zbatojë edhe ndryshime të tjera në strukturat federale javët e fundit. Anëtarët e ekipit u përpoqën gjatë fundjavës të hynin në zyrat e USAID-it – agjencisë që ofron ndihmë humanitare për vendet e huaja. Musk shkroi në Twitter se ka ardhur koha që kjo agjenci të “vdesë”. /Telegrafi/