LAJMI I FUNDIT:

Musk përfundon blerjen e Twitterit për 44 miliardë dollarë – menjëherë shkarkon drejtuesit kryesorë

Musk përfundon blerjen e Twitterit për 44 miliardë dollarë – menjëherë shkarkon drejtuesit kryesorë

Elon Musk ka përfunduar blerjen e Twitterit për 44 miliardë dollarë (euro) pas disa muajsh përpjekjesh rreth arritjes së një marrëveshje.

Lëvizja e parë ishte shkarkimi i udhëheqjes së lartë të kompanisë së mediave sociale, të cilën e akuzoi se e mashtronte atë për numrin e llogarive të padëshiruara në platformë.

Sipas raporteve, Musk shkarkoi shefin ekzekutiv të Twitter, Parag Agrawal, shefin financiar, Ned Segal dhe shefin e çështjeve ligjore dhe politikave, Vijaya Gadde.


Është pohuar gjithashtu se Agrawal dhe Segal ishin në selinë e Twitter në San Francisko kur marrëveshja u mbyll dhe u shoqëruan nga ndërtesa.

Musk më vonë publikoi një mesazh në Twitter duke pohuar “zogu është liruar” si shenjë e përfundimit të marrëveshjes, raporton skynews.

Themeluesit të Tesla dhe SpaceX iu dha një afat deri në 28 tetor për të mbyllur marrëveshjen për të shmangur daljen në gjyq, pasi kompania e mediave sociale e paditi atë rreth përpjekjeve për të anuluar ofertën e parë të bërë në muajin prill.

Musk dhe Twitter do të paraqiteshin në gjykatë më 17 tetor, por ajo u shty pasi njeriu më i pasur në botë tha se do të vazhdonte me blerjen.

Musk, i cili ka përditësuar biografinë në Twitter në “Chief Twit”, tha të enjten se nuk e bleu platformën e mediave sociale për të fituar më shumë para, por për “ta ndihmuar njerëzimin, të cilin unë e dua”.

Ai thotë se dëshiron të “mundë” spam bots në Twitter, t’i bëjë të disponueshme publikisht algoritmet që përcaktojnë se si përmbajtja u prezantohet përdoruesve të saj dhe të parandalojë që platforma të bëhet një dhomë jehone për urrejtje dhe ndarje, edhe pse ai kufizon censurën.

Ai nuk ka ofruar detaje se si do t’i arrijë këto dëshira dhe kush do ta drejtojë kompaninë – dhe deri më tani ka qenë i paqartë për planet e tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Kalo në kategori