LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj nga Uashingtoni: Izraeli do ta njoh sot Kosovën

Mushkolaj nga Uashingtoni: Izraeli do ta njoh sot Kosovën

Në ora 17:00 (sipas orës tonë ) është dashur të fillojë takimi në Shtëpinë e Bardhë por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Delegacioni i Kosovës ende nuk është nisur për në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri delegacioni i Kosovës nuk është nisur për shkak të problemeve të brendshme.


Ndërkohë analisti Imer Mushkolaj thotë se në bazë të burimeve sot Kosovën do të njeh shteti i Izraelit.

“Paralajmërimet sipas burimeve tona janë që ka mundësi që Kosovën do ta njeh Izraeli. Ky është plani. Ne i dimë tashmë raportet që SHBA kanë me Izraelin. Një shtet mjaft i rëndësishëm në aspektin strategjik. Kjo do të nënkuptonte edhe angazhimin që kanë SHBA-të për Kosovën…Është një njohje shumë domethënëse që ka një simbolike të veçantë edhe për shkak të raporteve të Izraelit me Serbinë”, tha Mushkolaj.

Po ashtu, Mushkolaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se delegacioni kosovar po vonohet për tu nisur në Shtëpi të Bardhë, për shkak se marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet aty po kundërshtohet nga pjesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”, shkruan Mushkolaj.

Ndryshe, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pasi sipas tij, aty përfshihet edhe Liqeni i Ujmanit.

Haradinaj kërkon nga Hoti të mos përfshijë Ujmanin në marrëveshje, paralajmëron dalje nga koalicioni qeverisës
Lexo po ashtu Haradinaj kërkon nga Hoti të mos përfshijë Ujmanin në marrëveshje, paralajmëron dalje nga koalicioni qeverisës

Haradinaj ka thënë se nëse marrëveshja nënshkruhet sot, më 4 shtator, dhe ka çështjen e Ujmanit në të, ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk do ta përkrahin.

“Ujmani është një liqe që ka 9.2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2.7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, ka thënë ai për REL.

Haradinaj tha se për heqjen e kësaj pike nga marrëveshja ka folur me të gjitha autoritetet relevante, pasi sipas tij, përfshirja e Ujmanit në marrëveshjen e paralajmëruar, “është e papranueshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori