LAJMI I FUNDIT:

Murtezani prezantoi Agjendën Reformuese 2024-2027: Me presion publik ndaj ministrive do të bëjmë që t’i zbatojnë reformat

Murtezani prezantoi Agjendën Reformuese 2024-2027: Me presion publik ndaj ministrive do të bëjmë që t’i zbatojnë reformat

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim tematik pune me gazetarët, në të cilin prezantoi Agjendën Reformuese të Maqedonisë së Veriut në periudhën 2024-2027, e cila dje u miratua edhe zyrtarisht nga Komisioni Evropian.

Agjenda Reformuese është pjesë e Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë euro, prej të cilave vendi duhet të marrë 750 milionë euro, përderisa kësti i parë në vlerë prej 52,5 milionë euro pritet të arrijë deri në fund të këtij viti.

Ai sqaroi se pagesat sipas Instrumentit për reforma dhe rritje janë kushtëzuar me përmbushjen e kritereve të caktuara, që nënkupton se reforma së pari duhet të zbatohet në bazë të standardeve të caktuara dhe përmes respektimit të hapave cilësorë dhe sasiorë që të mundemi së pari të kërkojmë pagesë dhe e njëjta të miratohet.


Murtezani sqaroi se pagesa mund të bëhet dy herë në vit, sepse të gjitha reformat kanë lidhje me data, qershori dhe dhjetori gjatë një viti. Theksoi se në rast të vlerësimit negativ nga ana e KE-së, gjegjësisht vlerësimit të KE-së për mospërmbushjen e kushteve të caktuara, sipas indikatorëve të përcaktuar më parë, lirimi i mjeteve do të bllokohet gjegjësisht prajs tagu i paraparë për atë reformë nuk do të paguhet derisa nuk përmbushen reformat.

Ministri hallkën e dobët e sheh në zbatimin e Agjendës Reformuese, gjegjësisht në kapacitetin e absorbuar të mjeteve. Theksoi se disa nga ministritë nuk janë në kondicion adekuat, diku mungon kuadri profesional, diku ka mungesë të kuadrit, diku nuk janë harmonizuar ose strukturuar gabimisht dhe e gjithë kjo, sipas tij, mund të shkaktojë probleme gjatë absorbimit të mjeteve.

“Dhimbja më e madhe e kokës është struktura për zbatimin e Agjendës Reformuese. Si Ministri kemi marrë disa udhëzime të përgjithshme se si duhet të duket e gjithë struktura e ndjekjes, monitorimit, vlerësimit… Kjo strukturë do të koordinohet më së shumti nga eurodeputeti, por në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, për shkak të komponentit financiar të gjithë agjendën reformuese. Fakti që tani duket se do të jetë një strukturë nënkupton që çdo ministri do të jetë zotëruese e një zone të caktuar. Tash për tash dihet me siguri se Ministria e Drejtësisë do të jetë bartëse e shtyllës së pestë, sepse reformat janë vetëm nën juridiksionin e Drejtësisë, ndërsa në fusha të tjera do të duhet të bien dakord të jenë bashkëkryesues në varësi të asaj se cilat hapa reformues janë paraparë”, tha Murtezani.

Sfida e dytë, sipas tij, është lista e projekteve, sepse, siç tha ajo listë derisa duket të listë e dëshirave, e cila më tutje duhet të përkthehen në listën e projekteve dhe ato projekte që të bëhen mjet i financimit duhet të bëhen të pjekura.

Shtoi se përveç se me këtë që është paraparë si mekanizëm, gjithnjë KE-ja ka të drejtë për kontrolle dhe kërkesa shtesë nëse vlerëson se një hap i caktuar nuk është zbatuar si duhet.

Nëse jemi angazhuar për reforma, dhe kemi marrë një akordim të mjeteve për zbatimin e tyre, unë do t’i qëndroj gjithmonë asaj që është ndërmarrë. Nëse disa ministra mendojnë se një projekt i caktuar duhet bërë ndryshe, kjo është e drejta e tyre, por duhet të gjejnë një burim financimi. Ky proces është i plotë dhe për këtë arsye ne kemi një listë të projekteve të mundshme.

Ai thotë se Agjenda Reformuese është një mundësi e mirë në një rrugë të shpejtë që ne të bëjmë disa reforma që në kushte normale do të zgjasin shtatë deri në dhjetë vjet.

“Qëllimi i AR-së është të na përgatisë shpejt për të qenë anëtarë të BE-së. Si ministër i Çështjeve Evropiane do të avokoj dhe do ta bëj në çdo seancë të qeverisë, do t’i referohem se si po ecën procesi i reformës. Edhe për kolegët e ministrisë kam blerë tre kartona -të gjelbër , të verdhë dhe të kuq dhe ata që kanë zbatuar reformat do të marrin karton të gjelbër, ata që kanë probleme do të marrin karton të verdhë dhe ata që janë vonuar marrin karton të kuq. Nuk do të jetë problem për mua ta bëj publik këtë mekanizëm, sepse dua që ministritë të kenë presion publik për zbatimin e reformave. Në politikë, dënimi vjen pas zgjedhjeve. Nëse nuk i absorbojmë të gjitha paratë nëse ministritë e caktuara dështojnë, do të pasojë dënimi në një farë mënyre”, theksoi Murtezani.Në brifing ishte theksuar edhe se në Rregulloren për reforma dhe rritje nga maji i vitit 2024 ekzistojnë rregulla të caktuara edhe sa i përket kohëzgjatjes në të cilën duhet t’i përmbushim reformat, gjegjësisht premtimet të cilat i kemi dhënë dhe të cilat janë vendosur në Agjendën Reformuese.

“Në përmbushjen e reformave ka të ashtuquajtur grejs periudhë prej 24 muajsh, që do të thotë se nëse nuk realizojmë mjetet e synuara për ato reforma deri në periudhën e caktuar, kemi një periudhë mospagimi prej 24 muajsh dhe që nga ajo kohë për vitet e tjera grejs periudha është deri në 12 muaj.  Ajo që dua të theksoj është se duhet ndjekur dinamika dhe duhet të përpiqemi sa më shumë ta ndjekim ashtu siç është parashikuar, pa llogaritur këtë periudhë mospagimi. Ndoshta duhet të harrojmë grejs periudhën ose vetëm në raste të jashtëzakonshme, sepse nëse e përdorim dhe mbështetemi në të, atëherë ato tre vite do të fillojnë të grumbullohen, domethënë do të rriten detyrimet për vitin e ardhshëm dhe deri më 31 gusht 2027, do të përplasen shumë obligime, të cilat mund të jenë shumë të vështira për t’u realizuar”, tha këshilltari shtetëror në MÇE. Dragan Tilev.

Me Agjendën Reformuese do të zbatohen 37 reforma në 136 hapa në sferat Menaxhim me financa publike dhe Reforma të administratës publike, Energji e gjelbër, Digjitalizimi, Kapitali njerëzor, PSD dhe Mjedisi afarist (zhvillim i sektorit privat dhe mjedisi afarist), Vlerat themelore dhe sundimi i drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Lajme
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Politikë
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Politikë
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Lajme
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Kalo në kategori