Murtezani – Kos: Angazhim me të gjithë partnerët për anëtarësimin e suksesshëm të RMV-së në BE

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, vizitën dyditore të punës në Bruksel e përmbylli me takimin me Euro-komisioneren për zgjerim, Marta Kos, në fokus të bisedës ishin përpjekjet reformuese të vendit në kontekst të dosjes evropiane dhe Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor.
Siç bënë të ditur nga Ministria për Çështje Evropiane (MÇE), ministri Murtezani prezantoi progresin në zbatimin e Agjendës reformuese të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Qeveria po punon në mënyrë aktive për përmbushjen e qëllimeve reformuese dhe se zbatimi i suksesshëm i Agjendës reformuese do të jetë faktor i rëndësishëm në progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, si pjesë e procesit të aderimit. Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e vendit drejt zbatimit të plotë të rëndësisë së Planit të rritjes, i cili do të jetë temë kryesore e takimit të ardhshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, në mars të këtij viti. Murtezani shprehu bindjen se Maqedonia e Veriut është e gatshme të vazhdojë me hapa konkretë që do ta afrojnë vendin drejt Unionit.
“Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar në interesat e saj strategjike për realizimin e suksesshëm të dosjes sonë evropiane. Jemi të gatshëm të ndërmarrim reforma të nevojshme dhe të fokusohemi në zgjidhje parimore që do të jenë në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij. Me stabilitet, progres dhe dialog konstruktiv do ta arrijmë qëllimin tonë – anëtarësim të plotë në Union”, tha Murtezani.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për ndryshimet kushtetuese në kontekst të sfidave në rrugën evropiane.
Ata konstatuan se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë me rëndësi të jashtëzakonshme për progresin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe se të gjitha zgjidhjet duhet të jenë në harmonizim me vullnetin e qytetarëve. U theksua gatishmëria për vazhdimin e dialogut konstruktiv dhe angazhimin me të gjithë partnerët për të siguruar rrugën e suksesshme drejt anëtarësimit në BE, të bazuar në parimet e stabilitetit, pajtimit dhe përgjegjësisë së përbashkët, theksohet në kumtesën e MÇE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit