Rrënimi i murit të ngritur në Mitrovicë të veriut, në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, është vendim i panegociueshëm, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Ndërtimi i këtij muri në muajin dhjetor, nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, është pasuar me kundërshtime të ashpra nga autoritetet e Kosovës, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për rrënimin e këtij muri. Në anën tjetër, autoritetet lokale në Mitrovicë të veriut, por edhe Beogradi zyrtar, kanë kundërshtuar rrënimin e murit.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Qeverisë së Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se qëndrimi i ekzekutivit për çështjen e murit është i qartë dhe se ai do të zbatohet.
“Puna e vendimit është e panegociueshme, sepse është rezoluta e Kuvendit dhe instancat më të larta të shtetit tashmë kanë qëndrim të qartë për këtë problematikë. Ne nuk kemi kompetenca që ta komentojmë, por ne jemi të obliguar që ta zbatojmë”.
“Sa i përket çështjes së funksionalitetit të murit, teknikisht, ai nuk ka asnjë arsyeshmëri as teknike, as funksionale, as urbanistike e as si objekt fizik. Do të thotë, është jashtë çdo logjike të shëndoshë shkencore, por edhe politike, sociale, mjedisore dhe të planifikimit hapësinor”, ka thënë ministri Shala.
Megjithatë, ministri Shala nuk ka precizuar ndonjë datë të saktë se kur muri i kontestuar nga autoritetet e Kosovës si ndërtim jolegal, mund të rrënohet.
Datë të saktë nuk ka precizuar as kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili të hënën ka thënë se do të rrënohet muri në Mitrovicë të veriut.
“Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më datën 1 apo më 17 shkurt, por, ai do të rrënohet”, ka thënë Veseli.
Në anën tjetër, kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka theksuar se u takon autoriteteve lokale që të vendosin se çka do të ndërtojnë në territorin me të cilin administrojnë.
“Askush të mos provojë që me dhunë të rrënojë murin”, ka porositur Rakiq.
Por, njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi, ka theksuar se muri i ngritur në Mitrovicën është një nga veprimet e muajve të fundit, të cilat po e provokojnë situatën në Kosovë. Megjithatë, heqja ose jo e murit në Mitrovicë të veriut, sipas tij, nuk do të varet vetëm nga autoritetet e Kosovës.
“Tani, nuk e di se çfarë qëndrimi kanë autoritetet ndërkombëtare këtu, sepse pa ta, ne nuk mund të marrim ndonjë vendim kaq të madh. Në fund të fundit, këtu nuk është puna e një muri, por është çështja se çfarë do të ndodh me veriun. Tanimë kemi filluar të dëgjojmë zëra se ka edhe një tentim për ndarjen e veriut dhe t’i bashkëngjitet Serbisë”.
“Ky ka qenë gjithmonë synim i Beogradit. Prandaj, këtu do të kemi lojtarë të ndryshëm, të mëdhenj, të përfshirë dhe të shohim, sepse muri dhe qëndrimi ndaj murit apo çfarë do të bëhet me murin, do të jetë ndoshta një shenjë se çfarë do të ndodhë me veriun”.
Ibrahimi ka shtuar se në qoftë se autoritetet e Kosovës nuk do ta kenë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, atëherë nuk do të arrijnë ta heqin murin në Mitrovicë të veriut.
Por, edhe nëse Beogradi, nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, pranon të ndikojë tek serbët e veriut që ta heqin murin, megjithatë, sipas Ibrahimit, asgjë nuk është e sigurt, marrë parasysh politikën jo konstruktive të Serbisë.
“Tani e kanë mundësinë (autoritet lokale të Mitrovicës së veriut) ndoshta që ta vendosin këmbën fortë dhe të mos pranojnë që të hiqet muri dhe ndoshta të shkohet në konflikt pak të zgjeruar. Por, megjithatë, të parashikosh veprimet e Qeverisë së Beogradit është pak e vështirë, sepse nuk kanë konstruktivitet, nuk ka një logjikë racionale, e cila e ndjek atë vendimmarrje atje. Ne e dimë cili është qëndrimi dhe qëllimi i qeverisë së Beogradit, mirëpo veprimet e tyre shpesh janë të pakuptimta dhe nuk mund të parashikohen”.
Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ndërtimin e murit në Mitrovicë të veriut si një nga provokimet më të rënda ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj.
Madje ata e kanë cilësuar atë si provokim edhe më të rëndë se sa treni i ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb dhe me freskat ortodokse serbe, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë dhe për shkak të së cilit ka pasur përplasje verbale mjaft të ashpër ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë