Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati u shpreh optimist në lidhje me marrëveshjen e koalicionit, duke thënë se kanë ende edhe 15 ditë, të cilat do t’i shfrytëzojnë për të shterur mundësitë që të bëjnë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Murati, thotë se LVV-ja, ka vullnet për të bërë marrëveshje me LDK-në, dhe se këtë vullnet e kanë dëshmuar, në momentin që i kanë bërë ofertë LDK-së, që të jenë bartës të listës në zgjedhjet e 6 tetorit, e cila ofertë u refuzua nga kjo e fundit.
“Mundësitë nuk janë shterë, vet fakti që është edhe ky 15-ditëshi, tregon që mundësitë nuk janë shterrur. I kemi edhe 15 ditë që të arrijmë marrëveshje. Vullneti prej Lëvizjes Vetëvendosje ekziston për me pas një marrëveshje, ky vullnet ka ekzistu që prej fillimit të bashkëpunimit në opozitë, bashkë me LDK-në kur kemi qenë në opozitë, madje ku vullnet është dëshmu edhe ne negociatat për koalicion parazgjedhor që kemi pas me LDK-në, nëse ju kujtohet ka pasur oferta gjeneroze atëherë. Madje oferta përfundimtare, pak para se me u dorëzu listat në KQZ, ka qenë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës. Si kandidat, e Albin Kurti numër dy, edhe atëherë u refuzu kjo ofertë”, u shpreh Murati në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Sipas Muratit, të dy partitë edhe LVV-ja, edhe LDK-ja kanë dalur në fushatë me të njëjtin premtim, për ta dërguar PAN-in në opozitë, gjë që kjo tregon se ka ende shpresë për koalicion.
“Tash me e pyet elektoratin e LDK-së a e kishi pranu në retrospektivë, këtë ofertë, ndoshta e kishin pranu nëse i kishin ditë qysh ka me dal rezultati. Por, ja që kjo ofertë ka skadu, të gjitha ofertat po iu imponohet një afat skandence qoftë Kushtetues, qoftë prej KQZ-së. Edhe pasi dul rezultati, VV-ja e para ndërsa LDK-ja e dyta. Le të kujtojmë që dy partitë gjatë fushatës kanë garu me premtimin se do ta dërgojnë PAN-in në opozitë dhe vetëm LVV-ja dhe LDK-ja do të jenë partnerë të koalicionit. Tash, pas zgjedhjeve LVV-ja vazhdon me insistu që me pas marrëveshje, por e kemi edhe alternativën tjetër me mbet në opozitë, por që opozita nuk ka qenë e përmendur gjatë fushatës, kështu që ka shpresë marrëveshje”, tha Murati në RTV Dukagjini.
Në anën tjetër, anëtari tjetër i LVV-së, Artan Abrashi, tha se kërkesa e LDK-së për balancim të pushtetit ka skaduar dy herë, kur ata kanë refuzuar ofertat partia e tij ia kishte bërë LDK-së.
Abrashi thotë se LVV-ja ka pritur deri në momentin e fundit që LDK-ja të bëj një hap për marrëveshje, para se të shkonin në seancën konstituive të Kuvendit.
“Kërkesa e LDK-së për balancim të pushtetit, ka skaduar kur ata e kanë refuzu ofertën e LVV-së për të konkuruar me një listë të përbashkët ku nuk kishte me pas fitues ky ose ai subjekt. Do të kishin fituar bindshëm si opozitë e bashkuar, dhe që ka mbështetjen qytetare, kjo ofertë u refuzu. Momenti i dytë ka qenë 26 dhjetori, kur kemi prit deri në momentin e fundit që ata të bëjnë një hap drejt marrëveshjes. Nëse ne do të kishim hyrë këtyre lojërave, të shtyerjes së seancave, rikthimit të skenave nga e kaluara, ku mbledhjet e Kuvendit janë formalitet, deputetët vetëm nënshkruhen ato letrat sa për paga dhe mëditje. Kjo ka qenë e panevojshme nga LVV-ja dhe LDK-ja”.
“Kuvendi me 26 dhjetor, për fat të keq LVV-ja në Kuvend shkoi pa marrëveshje, por se ne nuk mund ta bllokonim procesin e formimit të Kuvendit si organit më të lartë të vendit. Dhe e para me 26 dhjetor ka ndodh një vendim demokratik ligjor, vendimi i parë ka qenë zgjedhje e kryetarit të Kuvendit, ka pasur vota nga subjekte të ndryshme politike, përfshirë edhe LDK-në, shtrohet pyetja mbi çfarë baze, dy subjekte që përfaqësohen nga dy lider partiake munden me marr një vendim që me hudh poshtë një vendim demokratik dhe të ligjshëm të organit më të lartë të vendit. Hyrja në tregti votash me deputetët është e papranueshme, absurde. Pranimi i një oferte po aq sa edhe refuzimi krijon situatë të re. Pranimi i një ofertë po aq sa refuzimi i një ofertë krijon një situatë të re”, tha Abrashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës