LAJMI I FUNDIT:

Murati: Lufta kundër korrupsionit mos shndërrohet në një mjet i pushtetit për të ndjekur kundërshtarët politikë

Murati: Lufta kundër korrupsionit mos shndërrohet në një mjet i pushtetit për të ndjekur kundërshtarët politikë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme të miratuar nga Qevera Kurti.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se lufta kundër korrupsionit kërkon fuqizim të sistemit të drejtësisë, duke konsideruar se krijimi i mekanizmave ekzekutiv mund të jetë problematik për demokracinë por edhe për vetë luftën kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie. Por kjo luftë, duhet pasur kujdes të mos shndërrohet në një mjet i pushtetit për të ndjekur kundërshtarët politik dhe për të disiplinuar e frikësuar oponentët”, u shpreh ai.


Tutje tha se qeveritë populiste parullën e luftës kundër korrupsionit e kthejnë në një nga mjetet me të cilën i godasin themelet e demokracisë dhe ndarjeve të pushtetit.

“Në këtë drejtim edhe ne duhet të jemi të kujdesshëm e të vëmendshëm si shoqëri. Qeveria në mbledhjen e fundit miratoi koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Sot kryeministri përmes një deklarimi në Facebook sqaroi se cilat janë parimet e një ligji të mundshëm. Ajo që është shqetësuese në qasjen e këtij koncept dokumenti është krijimi e një agjencie e cila do të kishte të drejtë të konstatonte dhe konfiskonte atë që ajo e konsideron pasuri të paligjshme pa një procedurë penale gjyqësore. Nga nënteksti i kryeministrit nënkuptohej se reformimi i sistemit gjyqësor, përfshirë vetingun kërkon kohë, andaj duhet t’i biem shkurtë këtij procesi.

Tutje Murati tha se ky koncept dokument i ka i ka dy rreziqe.

“Kjo i ka dy rreziqe. E para një mekanizëm i tillë mund të shndërrohet në një kërbaç disiplinues politik që kjo qeveri (por edhe ndonjë tjetër në të ardhmen) mund ta përdor kundër kritikuesve të saj e me rrezik për të shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut qoftë ato civile e politike por edhe ato socio-ekonomike dhe në anën tjetër krijimi i një mekanizmi shtesë shtetëror mund vetëm të shtojë mundësitë për më shumë korrupsion dhe komplikime në funksionimin e ekonomisë së tregut. Bizneset tona por edhe qytetarët nuk kanë nevojë për më shumë mekanizma shtetëror që do të ndërhyjnë në jetën e tyre, por për më shumë zbatim të ligjeve dhe sidomos funksionim të gjyqësorit”, shkroi ai.

Murati u shpreh se sado e gjatë dhe e vështirë, nuk ka rrugë tjetër për luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit përveç përmes fuqizimit të sistemit të drejtësisë.

“Ndërtimi i mekanizmave të ndërmjetëm vetëm e komplikon procesin. Kështu fuqizimi i sistemit të drejtësisë i përcjellë me një kulturë politike që e lufton korrupsionin edhe në ekzekutiv (e kjo është obligim i çdo qeverie) do të krijonte edhe një klimë shoqërore shumë të pafavorshme për funksionimin e korrupsionit. Politikanët dhe qeveritë vizionare mendojnë edhe për periudhën kur nuk janë vetë në pushtet andaj punojnë të krijojnë ligje e politika që do të ishin të qëndrueshme edhe në planin afatgjatë”, tha tutje.

Në fund tha se në “procesin e debatit rreth ligjit, do të ketë një debat përmbajtjesor, e me ndërhyrje cilësore nga shoqëria civile, ekspertët ligjor por edhe nga partnerët ndërkombëtar në mënyrë që ligji i ri të jetë mekanizëm i dobishëm i sundimit të ligjit e jo i përdorimit të ligjit nga politika për interesa të veta”, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori