Murati i Vetëvendosjes i thotë LDK-së: Leni kushtëzimet për Presidentin, t'ia fillojmë punës

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje LDK-së të ndalet së kushtëzuari arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës me pozitën e Presidentit.
Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e re do të duhej të shënonte ditën e dhjetë të punës dhe fillimin e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.
Postimi i plotë i Muratit:"Po hyjme ne vitin 2020 pa buxhet te miratuar. Qe 10 dite eshte dashte tashme me e pase Qeverine e re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve te shumta e emergjente qe na presin. Por ne vend te kesaj, na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise - percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021. Leni kushtezimet, e t’ja fillojme punes!" (sic.), ka shkruar Murati. /Telegrafi/





















































