Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, konsideron se problemi i veriut është problem politik e jo ushtarak, pjesë e kontestit serbo-shqiptar, ashtu siç është edhe Kosova Lindore.
Murati ka thënë se, NATO nuk bën marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën, sepse ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.
“NATO funksionon në Kosovë sipas Rezolutës 1244 dhe është përgjegjëse për sigurinë jo veç në veri por në krejt Kosovën. Rrjedhimisht letërkëmbimi në mes të ish-kryeministrit dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nuk mund të trajtohet si marrëveshje ndërkombëtare por si zotim politik i qeverisë së Kosovës që në veri FSK mund të shkojë vetëm me miratimin e KFOR-it”, ka deklaruar ai.
Duke folur për marrëveshjen e 2013-ës, Murti ka thënë se pas krijimit të ushtrisë, FSK tani më ka të njëjtat përgjegjësi siç i ka edhe KFOR-i
“Në anën tjetër duhet të kemi parasysh se në atë kohë (viti 2013) misioni i FSK-së nuk është i njëjti siç është sot. Sot ne vazhdojmë të kemi një situatë absurde politike, juridike dhe ushtarake, kur Kosova me krijimin e ushtrisë (me përkrahjen amerikane e me synim për t’u futur në NATO të cilën e udhëheq prapë SHBA-ja), ka marrë ligjërisht përgjegjësitë për sigurimin e sigurisë dhe integritetin territorial të Kosovës, njëkohësisht duke i pasur të njëjtat përgjegjësi edhe KFOR-i”, thekson ai.
Murati më tej ka thënë se nuk është problemi i veriut një problem ushtarak e as nuk zgjidhet me ndërhyrje ushtarake.
“transformohet në ushtri. Pra i jepet hapësirë procesit të dialogut politik me Serbinë, i cili do të duhej të përfundonte me konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe me një marrëveshje legale me NATO-n për praninë e saj në Kosovë. Pjesë e këtij procesi politik është çështja e veriut të Kosovës. Nuk është problemi i veriut një problem ushtarak e as nuk zgjidhet me ndërhyrje ushtarake. Problemi i veriu është problem politik, pjesë e kontestit shqiptaro-serbo, ashtu siç është edhe Kosova Lindore”, thotë ai.
Sipas tij, të dy këto çështje duhet të zgjidhen me dialog politik me Serbinë dhe të shfrytëzohet vendosmëria amerikane për të pasur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk është koha për debate të kota, por tash kur rrezikohet miqësia me SHBA-të dhe dëmtohet procesi i dialogut, është koha për heqje të taksës dhe kthim në tavolinën e bisedimeve. Variantet tjera do të jenë shumë të kushtueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, ka shkruar Murati në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend

LDK siguron 20 mandate - emrat e deputetëve që ulen në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Bedri Hamza më i votuari – Lista e 24 deputetëve fitues në PDK

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, kur mund të certifikohen ato?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës