Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka vlerësuar se rrjedhja dhe publikimi i emrave të atyre që dyshohet se janë veteranë të rrejshëm dhe se përfitojnë në mënyrë të paligjshme është shkelje e privatësisë dhe e dinjitetit të emrave të publikuar, si dhe dëmtim që në fillim i procesit për të vendosur drejtësi në këtë proces delikat.
Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kjo nuk është shenjë se ky proces do të jetë i mbarë, kur ka filluar aq mbrapshtë”, ka theksuar Murati.
Postimi i plotë i Muratit:
“Edhe njëherë mbi çështjen e veteranëve…
1. Rrjedhja dhe publikimi i emrave të atyre që dyshohet se janë veteranë të rrejshëm dhe se përfitojnë në mënyrë të paligjshme ështe shkelje e privatësisë dhe e dinjitetit të emrave të publikuar si dhe dëmtim që në fillim i procesit për të vendosur drejtësi në këtë proces delikat. Kjo nuk është shenjë se ky proces do të jetë i mbarë, kur ka filluar aq mbrapshtë.
2. Pasi që veç janë publikuar emrat, dhe aty gjenden edhe njerëz që dihet botërisht se kanë qenë pjesë e UÇK-së (personalisht kam bashkëluftëtarë që gjenden në atë listë), prokuroria ka obligim të sqarojë urgjentisht se si ka ndodhur që një numër kaq i konsiderueshëm i njerëzve për të cilët nuk ka dilema nëse kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare, të gjenden në atë listë. Prokuroria duhet më detajisht të sqarojë, se çka ka menduar kur shkurtimisht ka komentuar se jo të gjithë në këto lista janë veteranë të rrejshëm, por përfitues të paligjshëm të skemës pensionale.
3. Krejt ky debat i ditëve të fundit, nuk duhet të na lëkund nga e vërteta se ky proces është manipuluar dhe se listat e veteranëve luftëtarë janë fryrë në njërën anë për çështje klineteliste të votës dhe në anën tjetër përfitime kriminiale materiale. Gjithashtu nuk duhet të lëkundemi nga përpjekjet për të vendosur drejtësi në këtë proces.
4. Dhe për fund, kjo fortunë, ky manipulim, mundet vetëm përkohësisht ta dëmtojë kujtimin për UÇK-në dhe luftën çlirimtare. Përndryshe në përjetësinë e kohëve, UÇK dhe lufta jonë çlirimtare do të mbetet si një prej kapitujve më të ndritur të historisë së kombit shqiptar. Të gjithë veteranët e vërtetë duhet të jenë krenar që ishin pjesë e këtyre faqeve të ndritura të historisë sonë”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë