LAJMI I FUNDIT:

Murati: Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore

Murati: Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore.

Murati përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se, Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit, transmeton Telegrafi.

Ky reagim i Muratit vjen pas njoftimit të Ministrisë së Financave, se pas datës 31 mars asnjë organizatë buxhetore nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.


Sipas MF-së, me datën 31 tetor 2019 është dorëzuar në Qeveri propozimi i buxhetit për këtë vit, duke thënë se ky propozim mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re tek Kuvendi i konstituuar.

Ministria e Financave: Pas 31 marsit nuk mund të bëhet asnjë pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Buxhetin
Lexo po ashtu Ministria e Financave: Pas 31 marsit nuk mund të bëhet asnjë pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Buxhetin

“Në përputhje me kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive (LMFPP), Neni 22 (par.1), pas procesit të zakonshëm të pranimit të kërkesave buxhetore, në pajtim edhe me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, me datën 31 tetor 2019 Ministria e Financave e ka dorëzuar në Qeveri propozim buxhetin për vitin 2020. Për shkaqe të njohura politike dhe ligjore, Qeveria nuk ka mundur të aprovojë projektligjin e buxhetit dhe ta dërgoj në Kuvend, për shkak se Kuvendi nuk ka ekzistuar. Ky propozim-buxhet mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re tek Kuvendi i konstituuar, si organe të nxjerra nga zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori