LAJMI I FUNDIT:

Murati: Futja e vendit në krizë, përgjegjësi e LVV-së dhe LDK-së

Murati: Futja e vendit në krizë, përgjegjësi e LVV-së dhe LDK-së

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se është papërgjegjësi e plotë ndaj qytetarëve të Kosovës e dy partive, LVV-së dhe LDK-së nëse e fusin vendin në krizë të formimit të institucioneve dhe rrjedhimisht na dërgojnë në zgjedhje të reja.

Murati përmes një postimi në Facebook ka theksuar se papërgjegjësia është e jashtëzakonshme kur kihet parasysh se për më shumë se një muaj këto dy parti deklaronin se kanë vendosur standard të ri duke negociuar për programin dhe duke u pajtuar 100% për të, ndërsa kanë ngecur në ndarjen përgjegjësive institucionale.

Postimi i plotë i Muratit:


“Është papërgjegjësi e plotë ndaj qytetarëve të Kosovës e dy partive, LVV-së dhe LDK-së nëse e fusin vendin në krizë të formimit të institucioneve dhe rrjedhimisht na dërgojnë në zgjedhje të reja. Papërgjegjësia është e jashtëzakonshme kur të kemi parasysh se për më shumë se një muaj këto dy parti deklaronin se kanë vendosur standard të ri duke negociuar për programin dhe duke u pajtuar 100% për të, ndërsa kanë ngecur në ndarjen përgjegjësive institucionale. Që i bie si krejt të tjerët! Përgjegjësia për këtë dështim nuk ka dyshim se ndahet në mes të dy partive që kanë dal të parat në zgjedhje, por ashtu si kanë dal në zgjedhje LVV e para dhe LDK e dyta, edhe përgjegjësia për dështim është e tillë. Te dy këto parti janë të trimëruara të veprojnë kështu ndaj njëra-tjetrës edhe për shkak të vijave të kuqe ndaj partive të tjera, por edhe nga fakti se janë të bindura se në zgjedhjet e ardhshme opozita/pozita aktuale (PDK, AAK dhe Nisma), që logjikisht do të duhej të fitonte në këtë situatë, për shkak të komprometimit në opinion në raport me qeverisjen në të kaluarën, llogarisin se do të zbehej edhe më. Andaj ato që tani llogarisin se betejën do ta kenë në mes të njëra-tjetrës. Por këto llogari politike nuk tregojnë as parimësi e as nuk japin shpresë për të ardhmen”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori