Përplasjet për çështje ekonomike mes ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe ish-ministrit të Financave, Avdullah Hoti, tashmë janë bërë të zakonshme.
Së fundmi përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës janë përplasur në lidhje me ambientin e të bërit biznes.
Në fillim deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook se ambienti për biznes në vitin 2023 në Kosovë është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017.
Sipas Hotit, të gjithë treguesit, pa asnjë përjashtim, janë përkeqësuar, por që si shton se migrimi i fuqisë punëtore ka dalë të jetë pengesa kryesore.
“Shqetësuese është përkeqësimi sa i përket shërbimeve të Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore. Edhe perceptimi për korrupsionin është rritur. Qasja në kredi dhe kostoja e financimit është përkeqësuar gjithashtu. Sigurimi i lëndës së parë është bërë dukshëm më i vështirë. Interesant është e gjetura se qasja në informacion për ndërmarrjen gati është dyfishuar si pengesë”, ka shkruar Hoti në Facebok.
Hoti shton tutje se në këtë ambient për biznes, “natyrshëm se rritja ekonomike bie në nivele shumë të ulëta”.
Ai në fund thotë se për këto të dhëna i është referuar Riinvestit.
Për të gjitha këto pika përgjigje ka dhënë ministri Hekuran Murati përmes një reagimi ndaj Avdullah Hotit.
Murati ka vënë në dyshim këto shifra, e madje duke kritikuar edhe institucionin ku është referuar Hoti.
“Ky studim ka shumë shpërputhje me gjendjen faktike, që len të kuptohet se, ose metodologjia e përdorur për matje është gabim, ose se, edhe një institucion arsimor/hulumtues si Riinvest është bërë instrument i axhendës së politikave ditore të opozitëbërjes. Për hir të institucionit, uroj që të jetë e para, përkundër afërsisë evidente të këtij institucioni me eksponentë të LDK-së”.
Murati tutje thotë se gjendja faktike është që as edhe një normë tatimore e vetme nuk është rritur.
Ai thotë se nuk qëndron as kritika për ngarkesat administrative dhe se sipas tij situata është përmirësuar në qeverisjen aktuale.
Tutje Murati thotë se qeveria ka krijuar Gjyaktën Komerciale, dhe trajtimi i rasteve komerciale është përshpejtuar dukshëm.
Duka kundërshtuar Hotin ai thotë se edhe gjendja me kredi është më e mirë se më parë.
“Kreditimi i bizneseve në tetor të vitit 2017 ka qenë në nivelin 1.54 miliardë euro, kurse në tetor të vitit 2023 ka qenë 2.93 miliardë euro, pra gati dyfishim”, ka vijuar Murati.
Ministri i Financave thotë se edhe me inkasimin e borxheve dhe të hyrat e ATK-së, gjendja është më e mirë se në të kaluarën.
Megjithatë Murati thotë se pajtohet me studimin se vetëm haraqi ka rënë me këtë Qeveri.
“Një indikator megjithatë, që paska rënë në 0 për vitin 2023 nga 47.3 sa paska qenë në vitin 2017, qenka “Haraçi”. Për këtë mund të pajtohem me studimin”, ka përfunduar Murati./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit