Drejtuesi i "Zgjimi Company" Murat Kasami, thotë se kompania e tij po ecën në rrjedhë mjaftueshëm të kënaqshme, falë përkushtimit dhe traditës së trashëguar. 

Në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, ai thotë se planet për të ardhmen e afërt janë standardizimi në licencat evropiane dhe në vetëdijesimin e çdo klienti.


"Zgjimi Company po ecën në rrugën e saj me një rrjedhë mjaftueshëm të kënaqshme, falë përkushtimit dhe traditës së trashëguar, tre dekadëshe. Sfidat kanë horizonte të gjera me shumë peripeci dhe mund, por mendimi dhe dëshira nuk ndalet për të ecur para".

322738772 1119504112087569 5262224613828963894 n

"Planet tona janë të mëdha për një të ardhme të afërt, standardizimi në licencat evropiane dhe në vetëdijesim të çdo klienti, në kulturën dhe prodhimin tonë. Siguria e mjeteve transportuese janë në përputhshmëri me ligjet, ndërsa garancia jonë është cilësia e punës tonë e dëshmuar ndër vite", thotë Kasami.

Ai për të rinjtë thotë që të punojnë me përkushtim, "pasi me punë mund të arrihet çdo gjë"./Telegrafi/

322307118 496919245845166 5332779899401467917 n