LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë shtretërit në spitalin e Mitrovicës, pacientët pas operimit qëndrojnë në karrige

Mungojnë shtretërit në spitalin e Mitrovicës, pacientët pas operimit qëndrojnë në karrige

Klinika e Kirurgjisë në Spitalin e Mitrovicës së Jugut shkaku i mungesës së hapësirës është duke funksionuar më një hapësirë tejet të vogël. Brenda saj e ku trajtim marrin banorët e tri komunave, janë vetëm 14 shtretër. Kirurgët në këtë klinikë thonë të kenë të vështirë funksionimin.

Dy klinika me rëndësi janë duke funksionuar brenda një reparti të vetëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Reparti i Kirurgjisë, me vetëm katër dhoma por prej tyre dy shfrytëzohen për një klinikë tjetër, atë të Ortopedisë.


Kirurgu Fatbardh Rexha, pjesë e klinikës tash e disa vite, shpjegon që në këtë hapësirë kaq të vogël, është vështirë të funksionohet.

“Hapësirat ku ne punojmë janë shumë të papërshtatshme. Në repartin e kirurgjisë operon edhe ai i ortopedisë, ne i kemi 14 shtretër dhe në këto kushte brenda vitit ne i kryejmë mbi njëmijë operime e që bëhen nga pesë kirurg. Kjo e rrezikon punën”, ka thënë Rexha për RTV Dukagjinin.

Në këtë klinikë nuk ka as dhomë të intensives, e që sipas kirurgut Rexha paraqet rrezik për pacientët.

“Neve na mungon një repart i intensives ne pasi intervenojmë pacientin e dërgojmë direkt në dhomën e pacienteve e që nuk duhet të jetë ashtu. Alarmante për ne është mungesa e hapësirës. Na ndodh shpesh që pacienti me qëndrua ulur në karrige derisa të lirohet një vend. Brenda një viti ka kirurgë që kryen mbi 200 operacione”, ka shtuar Rexha.

Kirurgu Rexha, apelon që gjendja e tyre të merret parasysh dhe të bëhet një zgjidhje konkrete.

Se nuk i plotëson kushtet për të funksionuar si Klinikë, i pranon edhe vet drejtoresha e spitalit.

“Objekt ushtarak ka qenë ky spital dhe pas luftës ka shërbye për pjesëtar të NATO-së, ne jemi mundu më adaptua deri diku t’i plotësoj nevojat  e spitalit. Ne jemi duke I bërë disa projekte se bashku më SSHKUJK-në që të kemi hapësira më shumë pasi më herët kemi pasur vetëm një ortoped derisa tash kemi më shumë”, ka thënë Luljeta Zhubi.

Në spitalin “Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë marrinë trajtim edhe banorët e dy komunave të tjera, Skenderajt e Vushtrrisë.

Në trend Lajme

Më shumë
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Dështon sërish zgjedhja e Haxhiut si kryeparlamentare

Politikë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
LVV nuk ndryshon qëndrim: Albulena Haxhiu sërish kandidate për kryeparlamentare

LVV nuk ndryshon qëndrim: Albulena Haxhiu sërish kandidate për kryeparlamentare

Politikë
Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Drejtësi
Dyshohet se mashtroi viktimën për 51 mijë euro, arrestohet një person në Prishtinë

Dyshohet se mashtroi viktimën për 51 mijë euro, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori