Muajt e fundit, qytetarët po pajisen me certifikata të cilat, në mungesë të materialit origjinal, po shtypen në letër të thjeshtë. Zyrtarët komunalë thonë se gjendja e tillë nisi para tre muajsh, ndërsa nga Agjencia e Regjistrimit Civil janë udhëzuar që certifikatat të shtypen në letër të rëndomtë, me përjashtim personave që aplikojnë për viza në ambasada.
Shumë qytetarë, në mungesë të materialit origjinal, certifikatat e ndryshme po i marrin të shtypura në letër të thjeshtë. Qytetarja Edita Gashi, nga Prishtina, tha për Radio Kosovën se pas marrjes së certifikatës së shtypur në letër të rëndomtë, është detyruar sërish të bëjë kërkesë për certifikatë origjinale, ngase për të aplikuar për vizë, ambasada nuk e pranon certifikatën e tillë.
“ Unë jam përballur me problemin e pajisjes me certifikatë origjinale. Pasi që kur kam shkuar për të nxjerr certifikatën e kam nxjerr në letër të thjeshtë, e kur kam shkuar të aplikoj për vizë jam detyruar të kthehem dhe të bëj kërkesë për certifikatë origjinale për arsye se e kam për aplikim për vizë. Në ambasadë kur kam shkuar nuk e pranuan certifikatën që nuk është origjinale.”
Drejtoresha e Administratës në Komunën e Ferizajt, Aurora Ramadani, tha për Radio Kosovën se tash e tre muaj, është mungesë e letrës origjinale, për çka dy muaj më herët janë njoftuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil që të fillojnë me shtypjen e certifikatave në letër të bardhë.
“ Ka rreth tre muaj që nuk jemi furnizuar me letër origjinale, pavarësisht kërkesave që kemi bërë në mënyrë të vazhdueshmet tek Agjencia e Regjistrimit Civil. E që dy muaj jemi të njoftuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil që të fillojmë të shtypim letër të bardhë në mungesë të letrës origjinale.”
Sipas saj, posedojnë një sasi të materialit rezervë, por që shfrytëzohen vetëm për persona që lajmërohen për aplikime në ambasada, por kjo nuk e zgjidh problemin, tha Ramadani.
“ Mungesa e certifikatave origjinale është në të gjitha komunat dhe në komunën tonë nuk po pritet mirë nga ana e qytetarëve, mirëpo, po presim deri në njoftimin e radhës nga ana e Agjencisë së Regjistrimit Civil se kur do ta përfundojë shpalljen e tenderit. Dhe kjo po shkakton pakënaqësi të shumta te qytetarët, pavarësisht që kemi një sasi të materialit rezervë që po shërbehen vetëm për personat që kanë nevojë për termin në ambasada.”
Ndërsa, zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, e ka konfirmuar për Radio Kosovën se ka mungesë të letrës origjinale për pajisjen e qytetarëve me certifikata. Me gjithë përpjekjet e shumta nga Radio Kosova për të marrë përgjigje për këtë çështje nga Ministria e Punëve të Brendshme, këta të fundit nuk kanë qenë të gatshëm të përgjigjen. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës