Mungesa e vitaminës së rëndësishme mund të vërehet në lëkurë dhe sy: Menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut
![Mungesa e vitaminës së rëndësishme mund të vërehet në lëkurë dhe sy: Menjëherë kërkoni ndihmën e mjekut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/03/female-face-eye-cream-1296-728-header-1-780x439.jpg)
Pasojat mund të jenë serioze!
Mungesa e vitaminës A mund të çojë deri në pasoja serioze dhe njëra ndër simptomat e para mund të vërehet në lëkurë.
Çdo vitaminë ka një rol të rëndësishëm në funksione të caktuara në trupin tonë. Shumica prej nesh e dinë se sa e rrezikshme mund të jetë mungesa e vitaminës C ose D, por disa vitamina më pak “të njohura” dhe ato më të njohura janë po aq të rëndësishme.
Kështu, për shembull, vitamina A, e cila gjendet në perimet portokalli, peshk, qumësht, ka një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të syve, shikimit të mirë, lëkurës së shëndetshme, por edhe në luftën kundër infeksioneve, transmeton Telegrafi.
“Në qoftë se nuk merrni mjaft vitaminë A nëpërmjet ushqimit, rrezikoheni nga mungesa e kësaj vitamine. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë deri te probleme të shumta shëndetësore, si p.sh., probleme me shikimin, imunitetin e dobët, madje edhe deri në vdekje”, kanë paralajmëruar ekspertët për WebMD.
Një ndër simptomat e mungesës së vitaminës A është kruajtja e lëkurës.
“Njerëzit të cilët kanë mungesë të vitaminës A mund të kenë probleme me lëkurën, si p.sh., lëkura e thatë, kruajtja dhe qërimi i lëkurës”, paralajmërojnë ekspertët.
Nëse i keni këto simptoma, ju sugjerojmë të kërkoni ndihmën e mjekut për të konstatuar a është fjala për mungesën e vitaminës A.
Përveç kësaj, mund të shfaqen edhe disa simptoma më ekstreme të mungesës së vitaminës A:
Verbëria e natës – kjo do të thotë se keni vështirësi të shihni kur drita është e dobët dhe me kalimin e kohës mund të zhvillohet në verbëri të plotë të natës.
Kseroftalmia – tek njerëzit me këtë gjendje, sytë mund të thahen shumë dhe të formohen palosje të vogla, mund të dëmtojë retinën dhe kornenë.
Infeksionet – një person që ka mungesë të kësaj vitamine mund të ketë infeksione më të shpeshta, sepse sistemi imunitar është i dobësuar.
Njollat në korne – kjo gjendje përfshin një grumbullim të keratinës në sy, duke shkaktuar shikim të paqartë.
Keratomalacia – një gjendje që përfshin tharjen dhe turbullimin e kornesë.
Keratinizimi – një proces në të cilin qelizat mbushen me proteinën keratinë, shuhen dhe formojnë struktura të forta në traktin urinar, gastrointestinal dhe respirator.
Problemet e fertilitetit – mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë probleme te njerëzit që përpiqen të mbeten shtatzënë dhe në disa raste të çojë në infertilitet.
Personat që kanë disa sëmundje të sistemit gastrointestinal që ndërhyjnë në përthithjen e vitaminës A, si sëmundja celiake, cirroza, çrregullimet e kanaleve biliare, çrregullimet e funksionit të pankreasit, janë në rrezikun më të madh të mungesës së vitaminës A. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi