Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është marrëveshja e parë kontraktuale mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës ndikimet e së cilës vërehen drejtpërdrejt në aktivitetin biznesor të ndërmarrjeve në sektorin privat në vend. Pavarësisht rëndësisë së madhe të saj në zhvillimin ekonomike të vendit, bizneset vazhdojnë të kenë njohuri mjaft të pakta mbi përfitimet dhe procedurat e kësaj marrëveshje. Ky ishte konkluzioni kryesor nga prezantimi i studimit të realizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbi MSA-në, projekt i financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane, tha se MSA nuk është e rëndësishme vetëm se përbën aktin e parë kontraktual mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian por edhe pse ka ofruar një mundësi të re në aspektin e eksporteve për prodhuesit nga Kosova.
Zeka tha se Oda Ekonomike Amerikane ka qenë e angazhuar rreth MSA-së që në periudhën e negocimit të saj, duke ofruar propozimet e saj për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës. Ai shtoi se derisa marrëveshja po shfrytëzohet nga ana e kompanive tregtare, gjë që po reflektohet edhe në statistikat e tregtisë së jashtme, respektivisht të atyre të importit nga vendet e BE-së.
Ndërsa Fatmir Curri, drejtor i Programit për Grantdhënie në Fonadacionin Kosovar për Shoqëri Civile, tha se synimi i realizimit të këtij projekti ka qenë identifikimi i sfidave dhe problemeve të bizneseve në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ai falënderoi Odë Amerikane për ndihmën dhe seriozitetin e treguar në zhvillimin e këtij studimi.
Visar Hapçiu, udhëheqës i Institutit për Hulumtime Ekonomike në Odën Ekonomike Amerikane, shpalosi të gjeturat nga anketa e realizuar me 500 biznese në 7 rajone të ndryshme të Kosovës e cila ka analizuar nivelin e njohurive të bizneseve në vend mbi MSA-në si dhe ndikimet që kjo marrëveshje ka pasur deri tani në afarizmin e tyre.
Hapçiu njoftoi të pranishmit se bizneset e anketuara janë shprehur të kënaqura në vlerësimin e reformave në mjedisin fiskal, e po ashtu edhe procedurave doganore. Ai përmendi si shqetësuese nivelin e vogël bizneseve të cilat janë shprehur se kanë njohuri mjaft pak mbi MSA-në, duke përfunduar se duhet të punohet më shumë në rritjen e dialogut mes sektorit publik dhe atij privat për të pasur rritje të kapacitetit konkurrues të ndërmarrjeve.
Bedri Hamza, ministër i Financave, përgëzoi Odën Amerikane mbi studimin e zhvilluar duke thënë se publikime të tilla na ndihmojnë të adresojmë çështje të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në operimet e bizneseve.
Hamza shtoi se rekomandimet e dhëna nga asociacionet e bizneseve kanë ndikuar në implementim e duhur të reformave të reja në politikat fiskale të cilat kanë lehtësuar procesin e të bërit biznes në Kosovë. Po ashtu, ai përmendi zhvillimin e ligjeve të reja, si ligjin e tatimit në të ardhurat e korporatave si dhe në të ardhurat personale, duke shtuar se ministria që ai drejton do të punojë vazhdimisht në lehtësira të tjera për komunitetin biznesor.
Kujtim Gjevori, kryesues i Komitetit të Prodhimit në Odën Ekonomike Amerikane, tha se duhet të rritet dialogu mes sektorit privat dhe atij publik në mënyrë që të mbrohen produktet vendore në tregjet ndërkombëtare.
Gjevori parashtroi prioritet e identifikuara të komitetit prodhues të Odës Ekonomike Amerikane, duke shtuar se duhet të adresohen edhe më tej vështirësitë e prodhuesve vendorë që të krijohen vende të reja të punës e njëkohësisht edhe rritje të eksporteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit