Pako Fiskale 2.0 është pritur me pa durim nga bizneset, duke shpresuar se do të përmirësoj edhe më shumë gjendjen në sektorin privat. Sipas drejtuesve të bizneseve vendore, kjo pako është dashur të bëhet shumë më herët.
Pakoja 2.0 përmban 22 masa që kanë për qëllim nxitjen e investimeve në Kosovë, duke ofruar lehtësira për prodhues, e për sektorë që kanë potencial të madh për zhvillim. Nxjerrja e akteve nënligjore për secilën masë pretendon të konkretizojë lehtësirat dhe po ashtu t’u hap rrugë bizneseve për t’i shfrytëzuar ato.
Këshilltari në Ministrinë e Financave (MF), Lulzim Rafuna, ka thënë për Telegrafi se Pako Fiskale 2.0 për t’u funksionalizuar duhet të plotësohet me ligje sepse nuk mund ta rregullojnë Udhëzimet Administrative.
“Për Pakon Fiskale 2.0 është marr vendim në një kohë fushate dhe shumica e atyre veprimeve që janë në këtë pako janë veprime që një pjesë janë në fuqi dhe një pjesë nuk mund të rregullohet ashtu siç është paraparë nëpërmjet Udhëzimeve Administrative, mirëpo duhet të nxirren ligje”, tha ai për Telegrafi.
Rafuna thekson se masat e ndërmarra nga Ministria e Financave, dalin përtej pakos së dytë.
“Tashmë Ministria e Financave është duke marrë ende masa që në përmbajtje janë më shumë se kjo pako, siç është vendimi për lirim për lëndën e parë, për lirimin nga tatimi për gjysmë produktet dhe lirimin doganor për pajisjet prodhuese si dhe lirimi për të gjithë prodhuesit nga pajisjet e teknologjisë informative”, tha ai.
Në Odën Ekonomike të Kosovës, kanë thënë se me Pakon Fiskale 2.0 nuk zgjidhen problemet e bizneseve të grumbulluara nga e kaluara.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, për Telegrafi ka thënë se mos zbatimi i plotë i kësaj pako ka ndodhur për shkak të mos koordinimit në mesë Ministrisë së Financave me Administratën Tatimore dhe Doganat e Kosovës.
“Ajo se çfarë e ka ndaluar procesin e fillimit të zbatimit të Pakos Fiskale 2.0 ka qenë një mos koordinim i aktiviteteve në mes të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës së bashku me Ministrinë e Financave, por me kalimin e kohës zbatimi i kësaj pakoje e ka marr formën e vet”, tha Gërxhaliu.
Drejtuesi i OEK-ut ka thënë se duhet miratuar ligje të shumta për ta funksionalizuar plotësisht.
“Për këtë pako duhet të kemi ligje të shumta të miratuara, por vet fakti që Kuvendi kohët e fundit ka miratuar pak ligje, është e pamundur të ndodh kjo”, tha ai.
Kurse pronari i kompanisë “Laberion” nga Podujeva, Bashkim Osmani, që merret me prodhimin e pijeve jo alkoolike ka thënë për Telegrafi se nuk janë realizuar shumë kërkesa të bizneseve.
Sipas tij, Pako Fiskale 2.0 nuk është ashtu siç kanë pritur bizneset.
“Pakoja Fiskale 2.0 që ka hy në fuqi nuk është konformë çfarë kemi pritur si biznese. Shembull për ambalazhe që përbënë pjesën dërmuese të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) tek sektori prodhues dhe pse është propozuar që të tërhiqet TVSH-ja siç ka qenë në Pakon Fiskale 1.0, tash po kthen mbrapa dhe po na ngarkojnë prapë me TVSH me të cilën detyrimisht është dashur qysh moti të largohet”, tha Osmani për Telegrafi.
Por sipas analizës “Mundësitë për përdorim efektiv dhe efikas të incentivave tatimore për investime në vendet me të ardhura të ulëta” të prezantuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), shumë vende me të ardhura të ulëta përdorin pushimet tatimore dhe lirime nga tatimi mbi të ardhura për të tërhequr investime. Por, në këtë analizë thuhet se këta stimuj drejtuar sektorit prodhues apo industrive nxjerrëse kanë pak ndikim në krahasim me industritë me mundësi më të madhe për eksport. Po ashtu, gjithmonë ekziston rreziku i dëmtimit të konkurrencës tatimore ndërmjet industrive. Megjithëkëtë, infrastruktura e mirë, stabiliteti makroekonomik, sundimi i ligjit, janë kyçe për efikasitetin e politikave të tilla.
Lista e masave të Pakos Fiskale 2.0 parasheh ndryshim/plotësimin e tri ligjeve, nxjerrjen e pesë Udhëzimeve Administrative, dy akteve legjislative (udhëzime administrative ose rregullore) dhe ndryshimin e një udhëzimi administrativ ekzistues krahas nxjerrjes edhe të disa procedurave administrative dhe ndryshimeve të vendimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Vetëm këtë javë n'LUXX HALL biletat 3€ ma pak !

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës