LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e gjumit i shpin fëmijët drejt abuzimit me drogë dhe alkool si tinejxherë

Mungesa e gjumit i shpin fëmijët drejt abuzimit me drogë dhe alkool si tinejxherë

Fëmijët që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm janë më të prirë të abuzojnë me drogë dhe alkool kur arrijnë fazën e adoleshencës, paralajmëron studimi i ri.

Përgjatë një periudhe 10 vjeçare, hulumtuesit kanë monitoruar 186 djem nga Pennsylvania, duke filluar nga mosha 11 vjeçare, transmeton Telegrafit.

Ata kishin anketuar shprehitë e tyre të gjumit përgjatë studimit. Pastaj, në moshën 21 vjeçare, kishin i kishin intervistuar ata për përvojat që i kishin pasur me drogë dhe alkool.


Djemtë që kishin përjetuar më shumë probleme me pagjumësi kishin qenë të parët për të filluar përdorimin e alkoolit dhe tymosjen e kanabisit.

Ata gjithashtu prireshin të përdorin drogë më shumë sesa shokët e tyre. Çdo orë më pak gjumë në moshën 11 vjeçare ishte ndërlidhur me 20 për qind shpejtim të përdorimit për herë të parë të alkoolit dhe kanabisit.

Trajtimi i problemeve me droga dhe alkool kur veçse ekzistojnë dhe parandalimi i tyre, mund të jenë vërtetë sfiduese. Megjithatë, shkencëtarët janë duke bërë çmos për t’i vetëdijesuar prindërit rreth rëndësisë së kualitetit të mirë të gjumit gjatë fëmijërisë dhe përfitimet që i sjell në zvogëlimin e përdorimit të substancave më vonë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare

Moda
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik

Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik

Moda
Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë

Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Keshilla Modë
Kalo në kategori