Dhjetëra lëndë të dyshuara për korrupsion nuk po mund të procedohen në prokurori për shkak të mungesës së drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), të cilit muajin e kaluar i ka skaduar mandati.
Sipas ligjit në fuqi, asnjë lëndë nuk mund të procedohet në prokurori pa pasur autorizimin ose nënshkrimin e drejtorit të AKK-së.
Zyrtarë në këtë institucion i kanë thënë REL se përveç mosprocedimit të lëndëve në prokuroritë përkatëse, në AKK janë bllokuar edhe shumë punë të tjera, që kërkojnë nënshkrimin e drejtuesit të këtij institucioni.
Sipas tyre, gjatë javës së kaluar nuk ka pasur prezencë të zyrtarëve të kësaj agjencie në gjykata me qëllim që të paraqesin fakte për dyshimet në rastet korruptive.
“Për të shkuar zyrtari i agjencisë në gjykatë duhet autorizimi i drejtorit. Për këto dy-tre ditë kanë qenë dy raste”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i AAK-së, i cili ka folur në kushte anonimiteti.
Kuvendi i Kosovës apo komisioni përkatës, me rastin e përfundimit të mandatit të drejtorit është njoftuar nga agjencia gjashtë muaj para skadimit, ashtu siç parashihet me Ligjin për Agjencinë Kundër Korrupsionit, mirëpo kuvendi është duke u vonuar në përzgjedhjen e drejtorit të ri.
Mosaplikimi i grave bëri që konkursi të rishpallet
Konkursi për shefin e ri të anti-korrupsionit fillimisht u hap më 20 maj dhe pasi në të nuk kishte konkurruar asnjë grua, konkursi u rishpall. Kuvendi i Kosovës deri më tash nuk ka arritur të bëjë përzgjedhjen e një kandidati edhe pse konkursi është mbyllur më 21 korrik.
Gjatë vitit 2020, agjencia ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 313 raste, prej të cilave 134 ishin bartur nga viti paraprak.
Kurse, gjatë vitit 2020 janë pranuar edhe 179 raste të reja. Prej tyre, 124 raste janë dërguar në prokurori dhe polici për procedim të mëtutjeshëm, 16 raste janë përcjellë në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 112 raste janë mbyllur, ndërsa 61 raste janë në procedurë.
Struktura e veprave penale të përcjella në institucionet kompetente, sipas agjencisë dhe niveli i zyrtarëve të dyshuar është: mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare, si dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Adnan Rrustemi, tha për Radion Evropa e Lirë se komisioni ka formuar grupin për përzgjedhjen e kandidatëve. Ai mendon se nuk ka vonesa në këtë drejtim.
Rrustemi është deputet nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
“Aktualisht jemi në procedurë të përzgjedhjes (së shefit të ri të AKK-së). Është mbyllur konkursi, është themeluar grupi punues nga Komisioni për Legjislacion që e ka përgjegjësinë dhe detyrën për t’i shqyrtuar dokumentet dhe pastaj fillojnë intervistat nga komisioni për t’ia proceduar seancës (plenare) propozimet për votim. Shpresoj që shumë shpejt, këtyre ditëve, grupi punues do t’i shqyrtojë aplikacionet dhe komisioni do të fillojë intervistat që sa më parë t’i procedojë për votim”, tha Rrustemi.
Anëtari tjetër i komisionit, që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, tha se është e pakuptimtë që deri më tani nuk është mbajtur asnjë takim për përzgjedhjen e drejtorit të ri.
“Unë nuk po arrij ta kuptoj këtë neglizhencë dhe këtë papërgjegjësi për ta zgjedhur drejtorin e këtij institucioni, i cili, së bashku edhe në aspektin deklarativ të partive politike që janë në pushtet, është ndër institucionet shumë të rëndësishme për ta luftuar korrupsionin në Kosovë”, tha ai.
Selmanaj tha po ashtu se vonesat në përzgjedhjen e drejtorit të AKK-së mund të jenë të qëllimshme.
“Druaj se vonesat mund të jenë të qëllimshme. Ndoshta nuk kanë aplikuar ata për të cilët këta kanë vlerësuar që duhet të aplikojnë, e ndoshta edhe konkursi i parë është anuluar me këtë pretekst”, tha ai.
Kelmendi: Moszgjedhja e drejtorit është rivalitet i partive politike
Krahas mungesës së vullnetit politik për ta luftuar dukurinë e korrupsionit, Arben Kelmendi, menaxher i programit anti-korrupsion në Institutin Demokratik të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se vonesa në përzgjedhjen e kreut të ri të AKK-së paraqet problem në shumë drejtime.
Sipas tij, kjo vonesë mund të kuptohet edhe si çështje e rivalitetit të subjekteve politike.
“Ata (agjencia) marrin çdo ditë ankesa nga qytetarët dhe punonjësit publikë dhe privatë dhe të gjitha ato raste kërkojnë që të trajtohen në mënyrën e duhur dhe ta marrin një epilog. Dhe paqartësitë rreth asaj se kush është kompetent tash brenda agjencisë për t’i dhënë epilog këtyre rasteve, sigurisht që e ka afektuar edhe punën e agjencisë në muajt e fundit, e sidomos në këto dy javët e fundit”, tha Kelmendi.
Drejtori i deritanishëm i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka konkurruar edhe për një mandat të ri. Përveç Havollit, në garë janë edhe pesë zyrtarët të tjerë nga kjo agjenci.
Agjencia Kundër Korrupsionit është organ i pavarur për zbatimin e politikave shtetërore për luftimin dhe për parandalimin e korrupsionit në Kosovë. Po ashtu, agjenci ka për detyrë që të iniciojë dhe të përcjellë kallëzime penale për rastet e dyshuara të korrupsionit në prokurorinë publike kompetente.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit