LAJMI I FUNDIT:

Mundësi punësimi dhe trajnimi për mbi 240 punëkërkues

Mundësi punësimi dhe trajnimi për mbi 240 punëkërkues

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, (MPMS) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ka ftuar të gjithë punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës që të aplikojnë në kuadër të Programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnimit në Punë.

Nëpërmjet Programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnimit në Punë do të mbështeten mbi 240 punëkërkues të papunë, me fokus punëkërkuesit afatgjatë që hasin vështirësi për t’u trajnuar dhe punësuar.

Krijimi i mundësive për punësim për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunësuar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës, janë objektivat e këtyre dy skemave.


Afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 24 maj 2019. Ftojmë punëkërkuesit që të vizitojnë Zyrat e Punësimit, për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, apo të shfletojnë ueb-faqet: www.mpms.rks-gov.net dhe http://aprk.rks-gov.net, ku edhe mund të shkarkohen formularët e aplikimit, të cilët duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Punësimit në komunën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Kalo në kategori