Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se ka qenë pjesë e grushtit të shtetit ndaj presidentit Erdogan në vitin 2016.
Javët e fundit, tensioni u rrit, duke nxitur sanksione dhe tarifa nga ana e amerikanëve, që e zhytën ekonominë turke në krizë.
Ndërsa ndikimi i kësaj krize mund të shtrihet edhe në vende të tjera, pesë janë pyetjet kryesore në lidhje me kostot në ekonominë globale.
Si u arrit në këtë pikë?
Presidenti Donald Trump njoftoi javën e shkuar se do t’i dyfishonte tarifat mbi çelikun dhe aluminin turk, një lëvizje që ndikoi në tregjet ndërkombëtare dhe ushqeu frikën e një kolapsi potencial të lirës turke.
Por kriza e ekonomisë turke është më e vjetër se kaq. Për pjesën më të madhe të mandatit të tij, presidenti Rexhep Taip Erdogan i është gëzuar nivelit të lartë të rritjes ekonomike, të nxitur nga investimet e huaja dhe një bum i sektorit të ndërtimit.
Por rritja e normave të interesit, e kombinuar edhe me një farë “ftohjeje” të interesit të investitorëve për tregjet në zhvillim si Turqia, kërcënuan me fundin e begatisë.
Pjesa më e madhe e borxhit publik të Turqisë është në dollarë amerikanë, çka e bën akoma më të vështirë pagesën e tij me një monedhë tashmë të dobët si lira.
“Goditja” e fundit për investitorët ndërkombëtarë ishte vendimi i Erdoganit për të emëruar dhëndrin e tij në postin e ministrit të Financave, thotë Aaron Stein, drejtues në Këshillin e Atlantikut. Mesazhi ishte i qartë: nuk mund të rriteshin normat përballë kolapsit të monedhës vendase.
Si u përgjigj ekonomia globale?
Tarifat amerikane dhe rënia e fortë e lirës turke i kanë frikësuar investitorët në tregjet në zhvillim në mbarë botën, siç janë Argjentina dhe Afrika e Jugut, të cilat gjithashtu mund të përballen me rritjen e kostos së huamarrjes.
Monedha indiane, rupi, arriti në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në krahasim me dollarin dhe vendet e tjera nisën të shqetësoheshin për monedhat e tyre.
“Veprimet që rrisin këto tensione rrezikojnë t’i përhapin këto sfida financiare në tregjet e tjera në zhvillim, në bankat europiane dhe në fund edhe në ekonominë amerikane”, thotë Myron Brilliant, kreu i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Dhomën Amerikane të Tregtisë.
“Për disa muaj me radhë, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka paralajmëruar se rreshtimi i aleatëve tanë në një luftë tregtare të fshehtë do ta dëmtonte ekonominë amerikane dhe do të minonte lidershipin ekonomik amerikan”, thotë ai.
Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, thotë se faji qëndron në Turqi.
“Vështirësitë ekonomike nuk filluan kur ne i vendosëm sanksionet”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë shtypi të martën.
Esbar Prasad, një ekonomist në Universitetin Cornell, thotë se kriza turke mund të inkurajojë aleatët tradicionalë të SHBA-ve që nuk i shohin më Shtetet e Bashkuara si partner të besueshëm në çështjet tregtare; ta zhvendosin gravitetin e tyre drejt vendeve të tjera, si Kina dhe Rusia; kjo edhe për të mbrojtur veten nga fushatat e presionit ekonomik të SHBA-ve.
Çfarë rrezikon Uashingtoni?
Disa analistë besojnë se qasja agresive e Trump-it ndaj Turqisë, një vend aleat në NATO, mund të dështojë.
Baza ajrore e Incirlik në Turqinë jugore është kyçe për nisjen e fushatës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe gjithashtu është “magazinë” e një stoku amerikan të bombave bërthamore B61, një shenjë paralajmëruese bërthamore në Evropë.
Ushtria turke dhe Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga Turqia, janë gjithashtu të përfshira thellë në operacionet në Sirinë veriperëndimore pranë provincës Idlib.
Pentagoni kohët e fundit njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia së shpejti do të fillojnë të kryejnë patrullime të përbashkëta në Sirinë veriore pranë qytetit Manbij. Tensionet e fundit mund të vënë në dyshim disa prej këtyre operacioneve.
Përtej Sirisë, pozicioni gjeografik i Turqisë në krahun jugor të NATO-s i jep aleancës një levë unike për të ushtruar presion ndaj Rusisë.
“Problemi themelor me të cilin përballet Uashingtoni është se vendndodhja gjeografike e Turqisë është e paçmueshme”, tha Loren Thompson, një analist me Institutin Lexington.
Vendimi i Trump-it për të ndaluar transferimin e 100 avionëve luftarakë F-35 në Turqi është një goditje tjetër për Ankaranë, por gjithashtu mund t’i komplikojë çështjet në rajon për Shtetet e Bashkuara.
Cila është strategjia e Turqisë?
Vitet e fundit, Turqia është afruar më pranë Iranit dhe Rusisë, dy nga rivalët strategjikë të Shteteve të Bashkuara. Ajo ka bashkëpunuar me të dy vendet në strategjinë mbi Sirinë dhe është vënë në lëvizje për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 nga Moska.
Presidenti Erdogan paralajmëroi në një opinion për “New York Times”, botuar të premten, se nëse Shtetet e Bashkuara nuk i adresojnë shqetësimet e Turqisë, Turqia mund të duhet të “fillojë të kërkojë për miq dhe aleatë të rinj”.
Disa vëzhgues e panë këtë deklaratë si një bllof – një përpjekje për të luajtur lojën e fuqive të mëdha kundër njëri-tjetrit.
Por të tjerë besojnë se ishte e pashmangshme që Ankaraja të përplasej me Perëndimin.
Aykan Erdemir, një ish-anëtar i parlamentit turk, i cili tani është me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, tha se mosmarrëveshja shkon përtej burgosjes së pastorit amerikan.
“Erdogan po e shtynte Turqinë larg aleancës transatlantike dhe drejt Rusisë e Iranit prej ca kohësh dhe ishte vetëm çështje kohe para se Turqia të hynte në një krizë me aleatët e saj të NATO-s”, tha ai.
Erdemir pohon se tërheqja në rritje e Erdoganit nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian ka ardhur si pasojë e “konsolidimit të pushtetit të tij në Turqi”.
Por Stein, i Këshillit Atlantik, thotë se Turqia ka vënë shumë në lojë për të ruajtur pozicionin e saj në NATO. “Turqia nuk dëshiron të largohet nga aleanca”, thotë ai.
A mund t’ia dalin Trump dhe Erdogan t’i rregullojnë gjërat?
Kriza ka për protagonistë dy liderë politikë me ego të tepruar dhe një tendencë për t’i përshkallëzuar edhe mosmarrëveshjet më të vogla.
Trump kërkoi t’i shfrytëzojë vuajtjet ekonomike të Turqisë për të siguruar lirimin e pastorit ungjillor, Andrew Craig Brunson, i cili akuzohet se ka ndihmuar kundërshtarët e Erdoganit në përpjekjen e grushtit të vitit 2016.
Shtëpia e Bardhë thotë se Brunson është viktimë e një fushate politike të padrejtë.
Trump thuhet se besonte se kishte arritur marrëveshje muajin e kaluar me Erdoganin për të liruar Brunson-in në këmbim të lirimit nga Izraeli të një gruaje turke të akuzuar për sigurimin e fondeve për Hamasin.
Gruaja, Ebru Ozakan, u lirua më 16 korrik. Por Brunson mbetet nën arrest shtëpiak.
Më 8 gusht, bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë në Uashington ngecën pasi delegacioni turk kërkoi lehtësim për një bankë të sanksionuar turke.
Dy ditë më vonë, Trump shkroi që do të dyfishonte tarifat e çelikut dhe aluminit, duke parashikuar se lira e Turqisë do të rrëshqiste “me shpejtësi në krahasim me dollarin tonë shumë të fortë!”.
Zyrtarët amerikanë dhe turq kanë vijuar takimet për t’i dhënë fund krizës.
Por Nauert, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, u tha gazetarëve se nuk kishte lajme të reja për Brunsonin që nga e marta.
“Progres është kur të shohim pastorin Brunson në një avion … që po kthehet në Shtetet e Bashkuara”, tha ajo. “Shpresojmë ta sjellim këtu. Ne kemi thënë shpesh se kjo gjë është vonuar shumë”. /Foreign Policy/Tematv.al /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Pamje rrëqethëse, shembet struktura e betonit të një autostrade në Korenë e Jugut – humbin jetën katër persona

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë – ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Putin i ofron SHBA-së minerale të ralla ruse dhe ukrainase

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania