Artistja me një ndikim të jashtëzakonshëm në SHBA, Taylor Swift, doli publikisht në përkrahje të kandidates demokrate Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale.
Swift, e bëri qëndrimin publik përmes një postimi në Instagram, pak pasi përfundoi debati i mbrëmshëm mes kandidatit republikan, Donald Trump dhe kandidates demokrate Harris.
“Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në Zgjedhjet Presidenciale të 2024. Unë po votoj për Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat”, ka shkruar Swift në postimin e saj në Instagram.
Postimi i artistes mori 7.8 milionë pëlqime brenda 9 orëve. Se ka ndikim të jashtëzakonshëm në Amerikë, por edhe jashtë SHBA-së, ajo tashmë dihet.
Por, si qëndron e vërteta? A mund të ndikojë vërtetë Taylor Swift në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së?
Përgjigjja e kësaj, siç raportoi më parë The Guardian është çuditërisht komplekse, sipas intervistave me ekspertë, admirues të vetë-përshkruar të Swift dhe njerëz që thonë se janë indiferentë ndaj këngëtares.
Është e pamundur që opinioni i Swift-it të jetë faktori vendimtar për zgjedhjet, kur asaj kohe, flitej se presidenti Joe Biden ishte kandidat për zgjedhje, përpara se të tërhiqej.
“Ne nuk jemi mësuar të njohim njerëz si Taylor Swift me kaq shumë pushtet politik. Kjo mund të jetë shqetësuese. Ne nuk jemi mësuar me fanset, ndoshta, të kemi kaq shumë pushtet politik,” tha Ashley Hinck, një profesoreshë e asociuar në Universitetin Xavier.
Sidoqoftë në një analizë të fundit nga Euronews, thuhej se ndonëse mbështetja që bëjnë të famshmit nuk kanë ndonjë ndikim të madh në fushata, Swift nuk është një personazh i famshëm i zakonshëm. Sipas mediumit, deklarata e saj e fundit ndihet vendimtare në një garë presidenciale që pritet të jetë e ngushtë.
Swift ka një numër të madh ndjekësish, 283 milionë dhe miliona njerëz e kanë pëlqyer postimin e saj në Instagram.
“Kur Taylor flet, fansat e saj dëgjojnë – dhe një postim i vetëm në media dëshmon se si ajo mund të ndikojë edhe në botën e politikës”, raportoi Euronews.
Superylli i muzikës pop, sipas mediumit mund të nxisë shumë entuziazmin nga votuesit e rinj dhe deklaratat e saj në të kaluarën kanë bërë që mijëra njerëz të regjistrohen për të votuar.
Në vitin 2018, për shembull, grupi jopartiak i votuesve jofitimprurës Vote.org raportoi 65,000 regjistrime të reja votuesish brenda 24 orëve. Kjo erdhi pasi Swift mbështeti dy kandidatë demokratë për kongres.
Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja postoi një mesazh të shkurtër në Instagram duke inkurajuar ndjekësit e saj të regjistroheshin për të votuar. Më pas, Vote.org raportoi një rritje prej 1,226 për qind në pjesëmarrje në një orë pas postimit. Numri i 18-vjeçarëve të regjistruar ishte më shumë se dyfishi i shifrave të vitit 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës