LAJMI I FUNDIT:

A mund të largohet presidenti Trump nga zyra para përfundimit të mandatit?

A mund të largohet presidenti Trump nga zyra para përfundimit të mandatit?

Hyrja e dhunshme e mbështetësve të presidentit Donald Trump në ndërtesën e Kongresit të mërkurën, ka nxitur zëra të disa ligjvënësve për ta larguar atë nga zyra para se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, të bëjë betimin më 20 janar.

Skenat kaotike në Kongres u zhvilluan pasi republikani Trump, i cili po refuzon që të angazhohet në proces paqësor të transferimit të pushtetit, iu drejtua mijëra protestuesve duke përsëritur pretendimet e pabazuara se atij i janë vjedhur zgjedhjet.

Sipas Reuters, janë dy mënyra se si mund të largohet një president nga zyra: Amendamenti 25 i Kushtetutës së SHBA-së dhe procesi gjyqësor i Kongresit, i njohur si Impeachment, që duhet të rezultojë me dënim nga ana e Senatit.


Në të dy skenarët, nënpresidenti Mike Pence do ta merrte detyrën deri në inaugurimin e presidentit Biden.

Një burim i afërt me këto përpjekje, ka thënë se ka pasur disa diskutime paraprake ndërmjet disa anëtarëve të kabinetit dhe aleatëve të presidentit Trump për të aktivizuar Amendamentin 25.

Cili është qëllimi i Amendamentit 25?

Amendamenti 25, i ratifikuar më 1967 dhe i miratuar pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, ka të bëjë me zëvendësimin e postit të presidentit dhe paaftësinë për të kryer detyrën.

Neni 4 e adreson situatën ku presidenti është i paaftë për të kryer detyrën por nuk jep dorëheqje vullnetarisht.

Përpiluesit e Amendamenti 25, duket qartë se e kishin dizajnuar që ky nen të zbatohet kur një President bëhet i paaftë, për shkak të ndonjë sëmundje fizike apo mendore, thonë ekspertët. Disa shkollarë thonë se ky nen mund të zbatohet më gjerësisht për një president, i cili është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për zyrën presidenciale.

Për aktivizimin e Amendamentit 25, Pence dhe shumica e kabinetit të presidentit Trump do të duhet të deklarojnë se Trump është i paaftë që të ushtrojë detyrat e Presidencës dhe ta largojnë atë. Në këtë rast, Pence do ta merrte detyrën e presidentit.

Trump, më pas, mund të deklarojë se ai është i aftë që të vazhdojë punën.

Nëse Pence dhe shumica nuk e kundërshtojnë përcaktimin e Trumpit, atëherë ai e rimerr pushtetin.

Nëse ata e kundërshtojnë deklaratën e Trumpit, atëherë kjo çështje do të vendosej nga Kongresi, por Pence do të vazhdonte të ishte president në detyrë deri atëherë.

Për ta larguar Trumpin, do të duhet që të dy dhomat e Kongresit ta miratojnë atë me 2/3 e votave. Por, Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga Demokratët do të mundte thjesht ta vononte votimin për këtë çështje, derisa të përfundojë mandati i Trumpit, tha Paul Campos, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Kolorados.

Campos tha se Amendamenti 25 do të ishte mënyra e duhur për ta larguar presidentin Trump nga zyra pasi është procedurë shumë më e shpejtë sesa procesi i ‘Impeachment’.

“Pence do të bëhej menjëherë president, ndërsa procesi ‘Impeachment’ dhe dënimi do të merrte të paktën disa ditë”, tha Campos. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori