A mund të kualifikohet seksi si ushtrim fizik? Nëse i shikoni hulumtimet dhe përgjigjet e shumicës së trajnerëve personalë, del se përgjigja është zhgënjyese: “jo”.
Një studim ka zbuluar se një sesion i seksit që zgjatë mesatarisht 25 minuta (duke përfshirë paralojën) i djegë përafërsisht 101 kalori te meshkujt dhe 69.1 kalori te femrat. Por krahasuar me 30 minuta vrapim, që i djegë 279 kalori te meshkujt dhe 213 te femrat, seksi vështirë se mund të konsiderohet ushtrim rigoroz, transmeton Telegrafi.
Një studim tjetër ka zbuluar se meshkujt shpenzojnë përafërsisht 3.5 kalori në minutë gjatë seksit, e cila është ekuivalente me një ecje me ritëm modest.
Një sesion mesatar i seksit zgjatë vetëm rreth gjashtë minuta (pa paralojë), dhe kështu djegia e kalorive del të jetë e vogël.
“Seksi mund të mos konsiderohet si ushtrim fizik në aspektin e djegies së kalorive dhe ndërtimit të muskujve. Sidoqoftë, djegia e 4-5 kalorive për minutë është më e mirë sesa zero”, thotë Sara Silberstang.
“Një mënyrë për ta shndërruar seksin në ushtrim kardio, është duke e zgjatur kohën e sesionit të seksit”, ka shtuar ajo.
Dhe kjo është e vërtetë! Çdo minutë që e shpenzoni duke u angazhuar në çfarëdo aktiviteti fizik, është më mirë sesa qëndrimi ulur. Si bonus shtesë, seksi ka edhe përfitime tjera shëndetësore.
“Dhjetë minuta seks kontribuojnë në shëndetin kardiorespirator, seksi i rritë nivelet e serotoninës (hormoni i lumturisë), dhe e përmirëson gjumin”, thotë Silberstang.
Studimet tregojnë se seksi mund të lehtësojë çdo gjë, duke filluar nga ankthi dhe depresioni, e deri te shtypja e lartë e gjakut.
Kur meshkujt përjetojnë orgazëm, trupat e tyre lirojnë seratoninë, oksitoksinë dhe prolaktinë. Studime të shumta kanë zbuluar lidhje mes seksit të rregullt dhe një reduktimi të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe kancerin në prostatë, e gjithashtu me sistem më të fortë të imunitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
Në këtë shtet evropian femrat kanë gjoksin më të madh në botë!
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë