Ekzistojnë disa shkaktarë për shkak të të cilëve femra mund të ndiejë pakënaqësi gjatë penetrimit
Gjinekologët thonë që shpesh përballen me probleme të tilla te pacientet, transmeton Telegrafi.
“E vërteta është që vagjina është jashtëzakonisht elastike. Vetëm kujtohuni që nëpër të mund të kalojë fëmija”, thotë gjinekologia Susan Khalil.
Prandaj nëse nuk është problem madhësia, çfarë është?
Ndryshimet hormonale
Gjatë menopauzës, për shkak të ndryshimeve hormonale dhe rënia e nivelit të estrogjenit, vagjina humbë lagështinë, përkatësisht bëhet e thatë, për ç’shkak gjatë kohës së marrëdhënies intime femra mund të ketë ndjenjë që është tepër e ngushtë.
Gjinekologu në këtë rast do t’ju propozojë që të përdorni lubrifikant apo terapi hormonale.
Gjithashtu, këshillohet edhe masturbimi, sepse në atë mënyrë femra ka çdo gjë nën kontroll dhe gradualisht mund të shtohet elasticiteti i vagjinës.
Lindja e paradokohshme
Shtatzënia dhe lindja gjithashtu nënkuptojnë ndryshime të mëdha hormonale të cilat mund të shkaktojnë thatësinë e vagjinës dhe marrëdhënie të dhembshme seksuale.
Ky është rasti i veçantë kur nënat kanë fëmijë për gjiri. Mirëpo, lindja vërtet mund të rezultojë me vagjinë tepër të ngushtë – në rast kur femra e cila ka lindur, të jetë qepur tepër ngushtë. Atëherë gabimin duhet sanuar ne ndërhyrje kirurgjikale.
Vagjinizmi
Disa femra vuajnë nga vagjinizmi – gjendja në të cilën muskujt e vagjinës shtrëngohen tepër shumë, madje kundër vullnetit të femrës. Femrave të cilat kanë vagjinizëm jo rrallë vendosja e tamponit i shkakton tepër dhembje.
Mirëpo edhe në këtë rast ekziston zgjidhja – ushtrimet për fundin e komblikut dhe biseda me terapeutistin, sepse shkaktari i vagjinizmit mund të jetë i natyrës psikike.
Dr. Khalil këshillon përdorimin e vibratorit gjatë kohës së masturbimit – gradualisht dhe me durim. /Telegrafi/