Site icon Telegrafi

Mund të bëhen një terren për zhvillimin e baktereve dhe kërpudhave: Sa shpesh duhet t’i lani pizhamet

(Foto: Pexels)

Disa njerëz i lajnë pizhamet çdo ditë, por shumica e njerëzve mendojnë se nuk është e nevojshme t’i ndërrojmë pizhamet çdo ditë, pasi me to vetëm flemë. Por, a keni menduar ndonjëherë se sa shpesh duhet t’i lani ato?

Sipas doktoreshës Neha Pathak, pizhamet duhet t’i lani shumë më shpesh sesa mendoni. Të dhënat nga hulumtimet mund t’ju bëjnë të dëshironi t’i hidhni pizhamet që keni veshur aktualisht në shportën e rrobave. Eksperti shprehet se pizhamet i mbledhin të gjitha bakteret dhe substancat e dëmshme nga lëkura jonë, por edhe nga gjithçka që na rrethon derisa jemi duke fjetur.

“Pizhamet mbledhin djersën, vajrat e trupit, qelizat e vdekura të lëkurës dhe potencialisht alergjenët dhe bakteret që mund të grumbullohen gjatë gjithë natës”, citon Today fjalët e saj.

Kjo është arsyeja pse larja e rregullt është shumë e rëndësishme. Mirëpo, e gjitha varet nga preferencat personale duke marrë këta faktorë. Frekuenca e rekomanduar e larjes së pizhameve është pas një deri në tri veshje.

Lexo po ashtu Shkaku i papritur i pagjumësisë fshihet në dollapin tuaj!

Megjithatë, nëse djersiteni shumë gjatë gjumit, është mirë që t’i lani pizhamet tuaja pas çdo veshjeje. E gjithë ajo djersë dhe sekrecionet tjera trupore mund të krijohen dhe të bëhen një terren zhvillimi për bakteret dhe kërpudhat që më pas mund të vijnë në kontakt me lëkurën tuaj. Gjithashtu, grumbullimi i këtyre sekrecioneve mund të çojë në aroma që mund të ndikojnë në gjumin tuaj.

Moslarja e duhur e pizhameve mund të çojë gjithashtu në grumbullimin e alergjenëve nga merimangat, pluhuri dhe qimet e kafshëve shtëpiake, të cilat mund ta irritojnë lëkurën ose t’ju bëjnë të teshtini gjatë gjithë natës dhe të rrjedhje nga hundët.

Mjekja këshillon që duhet t’i lani shpesh edhe peshqirët, fustanet, fundet dhe pulovrat. Ndërkaq, getat, sujenat dhe të brendshmet, duhet të lahen pas çdo përdorimi. /Telegrafi/

Exit mobile version