Sulmuesi gjerman, Thomas Muller ka mohuar bisedimet për kontratë të re me Bayern Munichun.

Kontratat e senatorëve të Bayernit si Muller, Robert Leëandoëski dhe Manuel Neuer skadojnë të gjitha në verën e vitin 2023.


Por, ndërsa priten marrëveshje të reja për dy të fundit, gjërat ende duken në ajër me të parin.

Është vet Muller, i cili ka thënë se nuk ka folur ende me drejtuesit e Bayern Munich për vazhdimin e kontratës së tij.

“Askush nga klubi nuk më është afruar. Kështu që ju duhet të shihni se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ka thënë Muller për SportBild.

Ndryshe, Muller gjithë karrierën ia ka kushtuar klubit bavarez, ndërsa ka zhvilluar 645 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 239 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app