LAJMI I FUNDIT:

Muja: Grenell rrëzoi qeverinë, e pa Kurtin si pengesë të marrëveshjes

Muja: Grenell rrëzoi qeverinë, e pa Kurtin si pengesë të marrëveshjes

Analisti Armend Muja ka thënë se Grenelli dëshiron një marrëveshje të shpejt Kosovë-Serbi.

Muja në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Grenell jo domosdoshmërisht është njeri i keq për Kosovën por e ka parë se me rrugën e deritanishme s’mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Unë mendoj se zoti Grenell e ka rrëzuar këtë qeveri. Nuk mendoj se është armik i Kosovës, por thjesht dëshiron që të arrihet një marrëveshje e në këtë rrugë e ka parë si pengesë Albin Kurtin”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Muja thotë se nuk e vë në dyshim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëllim të mirë për të zgjidhur një konflikt shumëvjeçar.

Ai megjithatë thotë se projekti i marrëveshjes ka implikime territoriale.

Sipas analistit edhe mediat ndërkombëtare po e thonë se një marrëveshje e mundshme do të ketë implikime territoriale.

Arben Ahmeti: Refuzimi i Kurtit për të shkuar në SHBA është sikurse dezertimi në kohë lufte
Lexo po ashtu Arben Ahmeti: Refuzimi i Kurtit për të shkuar në SHBA është sikurse dezertimi në kohë lufte

Muja thotë se edhe nëse Presidenti ia ofron LDK-së mandatin për formimin e qeverisë së re do të prishet një rend që nga paslufta që sipas tij qeverinë e ka formuar vetëm fituesi i zgjedhjeve ose është shkuar ën zgjedhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori