Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se në komunën që ai udhëheq aktualisht janë vetëm dy raste aktive, ato të një nate më parë, ndërsa në total janë shënuar 38 raste me COVID-19 ku prej tyre 36 tashmë janë të shëruar.
Për dy rastet e reja, Muharremaj thotë se janë policë dhe raste kontakti. Ai shton se sot do të marrin edhe mostrat e personave të cilët kanë pasur kontakt me këta të fundit dhe se po presin rezultatet.
“Pas 20 dite, kemi edhe 2 raste të reja të cilat janë raste të kontaktit, policë të cilët punojnë në Prizren, njëri nga Bllaca tjetri nga Suhareka. Sot do të merren edhe mostra të tjera të policëve që punojnë në Prizren, po presim deri në mbrëmje”, thotë Muharremaj.
Ai thotë se pas konfirmimit të rasteve, dy familjet nga Suhareka dhe Bllaca, janë futur në izolim.
“Kemi bërë izolimin e dy familjeve, po ashtu sot do të bëhet edhe dezinfektimi në shtëpitë e tyre dhe do t’i përcjellim se nga kanë pas kontakte në bashkëpunim me Institutin”, thotë ai.
Komunat e Kosovës kanë kërkuar shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj COVID-19.
Në këtë linjë është edhe Muharremaj që thekson se për shkak të pandemisë COVID-19, në këtë komunë ka humbje të mëdha, derisa theksoi se qytetarët tashmë duhet të fillojnë punën.
“Qytetarët duhet të fillojnë të punojnë… Ka humbje të mëdha, nuk është punuar që 2 muaj, edhe në ekonomi edhe në çdo pjesë të jetës ka humbje”, deklaroi ai.
Ndryshe, nga data 8 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi