LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj: Dy nga gjashtë rastet në Suharekë janë vatra të reja të COVID-19

Muharremaj: Dy nga gjashtë rastet në Suharekë janë vatra të reja të COVID-19

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj thotë se në Komunën e Suharekës sot janë regjistruar edhe gjashtë raste të reja me COVID.

Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se katër prej të infektuarve që janë regjistruar sot janë raste kontakti ndërsa shton se janë dy raste të reja nga fshatrat Bukosh dhe Krushic, përcjell Telegrafi.

“Ne marrim përgjegjësi që të bëjmë dezinfektimin e shtëpive të këtyre dy rasteve të reja ndërsa me gjurmimin e kontakteve merren Instituti i Shëndetit Publik dhe Policia e Kosovës”.


I pari i Suharekës thotë se masat janë duke u respektuar pothuajse 100 për qind por sipas tij rastet e reja janë pasojë e kontakteve nga e kaluara.

Muharremaj thotë se në bazë të informatave në Kosovë pritet të vijnë edhe 2 mijë teste që janë kontraktuar nga Sllovenia.

Kryetari i Suharekës ka konfirmuar se tashmë në këtë komunë janë të konfirmuara 22 raste me COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori