LAJMI I FUNDIT:

Muharrem Jashari nënshkruan për Dritën

Muharrem Jashari nënshkruan për Dritën
(Foto: Facebook/Drita FC)

Drita ka njoftuar se i ka siguruar shërbimet e Muharrem Jasharit, të cilin e ka transferua nga Trepca ’89.

Mesfushori do të jetë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu që tani, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

“Klubi jonë ka kënaqësinë që të zyrtarizojë një tjetër emër të përfolur shumë kohëve të fundit. Njëri prej super mesfushorëve të Superligës ka zgjedhur klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij dhe zyrtarizimi është bërë nga presidenti i klubit. Valon Murseli”.


“Muharrem Jashari i njohur si Muli, mes shumë ofertave nuk e kishte të vështirë që të zgjidhte klubin tonë andaj do të jetë një forcë shtesë për trajnerin Nuhiu që do ta ketë në dispozicion menjëherë”.

“Muli tashmë 23 vjeçar është produkt i klubit të KF Trepça ’89, ku aty u zhvillua si lojtar dhe ku kishte kontratë me klubin edhe për një vit tjetër, por që dëshira e lojtarit për të vazhduar karrierën me ndonjë klub tjetër nuk u pengua nga drejtuesit e klubit të KF Trepça ’89, për të cilën i jemi shumë falënderues dhe Muli kishte zgjedhur pikërisht klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij”.

“Muli ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në qershor të 2024. Muli qe nga sot i është bashkuar ekipit për të vazhduar me përgatitjet për ndeshjet e Evropës!”, thuhet në njoftimin e Dritës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori