LAJMI I FUNDIT:

Muaremi: Po e hetojmë mënyrën e fitimit të pasurisë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov

Muaremi: Po e hetojmë mënyrën e fitimit të pasurisë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov

Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi, mbrëmë për TV24 deklaroi se po hetohet pasuria e ish-presidentit Gjorge Ivanov.

Muaremi tha se ndihmë është kërkuar edhe nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për të konfirmuar pasurinë e Ivanovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fakt është se kemi detyrë ligjore të bashkëpunojmë dhe nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është kërkuar ndihmë në pjesën e udhëheqjes së hetimeve financiare dhe konfirmimin e dallimit të pasurisë që është paraqitur në mënyrë ligjore dhe të pasurisë që nuk është paraqitur, gjegjësisht të konfirmohet sa është dallimi i të ardhurave të paparaqitura”.


“Drejtoria e Policisë Financiare është e gatshme në pjesën e udhëheqjes së hetimeve të këtilla, por kjo është një punë që kërkon durim dhe periudhë më të gjatë. Për të njëjtin rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore dhe nëse kanë udhëzime mund të na i japin”, tha Muaremi.

Ai theksoi se në këtë fazë të hetimeve kërkohet edhe prejardhja e parave, prej ku janë dhe në çfarë mënyre janë fituar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori