LAJMI I FUNDIT:

Muaremi për shkarkimin e Ruskoskës: Çdo keqpërdorim duhet të sanksionohet

Muaremi për shkarkimin e Ruskoskës: Çdo keqpërdorim duhet të sanksionohet

Ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka komentuar për Alsat vendimin e komisionit disiplinor për shkarkimin e prokurores Vilma Ruskovska. Ka qenë Muaremi ai që ka denoncuar, nisma e të cilit ka çuar në propozimin për shkarkimin e Ruskovskës.

“Ekspertiza dhe integriteti janë baza e çdo profesionisti dhe besoj se gjatë procesit të vendimmarrjes këto janë parametrat bazë që në këtë rast janë vlerësuar nga Komisioni”, tha Muaremi.

Ai më herët ka akuzuar se Prokuroria për Krim të Organizuar e ka bërë kontrollin në mënyrë të kundërligjshme, ndërsa pretendimet për mospërputhje janë vërtetuar edhe në raportin e posaçëm të prokurorit Lubomir Joveski.


“Funksioni i prokurorit publik ekziston për të respektuar ligjin, për të mbështetur sistemin dhe efikasitetin e tij dhe anasjelltas. Çdo keqpërdorim duhet të sanksionohet dhe duhet të ketë përgjegjësi për çdo veprim të kundërligjshëm”, tha Arafat Muaremi.

Komisioni Disiplinor ka konstatuar se ish-shefja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore dhe ka propozuar shkarkimin e saj. Në pritje të vendimit, Ruskovska u suspendua edhe nga puna, vendim të cilin ajo e quajti sulm ndaj ligjit dhe drejtësisë. Një kolege e saj u gjobit në rrogë për bastisjen e Policisë Financiare, ndërsa tjetra u lirua nga përgjegjësia./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori