LAJMI I FUNDIT:

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Hamza tregon një përvojë familjare

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Hamza tregon një përvojë familjare

Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit ka folur për një përvojë të tij familjare.  

Hamza përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sa herë që flitet për sëmundjen e kancerit të gjirit i përjeton bashkë me të prekurit dhe familjet e tyre.

Ai tregoi se si motra e tij është prekur nga kjo sëmundje dhe e cila e ka fituar këtë betejë.


“Sa herë që flitet për sëmundjen e kancerit të gjirit, unë dëgjoj dhe përjetoj bashkë me të prekurit dhe familjet e tyre. E përjetoj shqetësimin e tyre kur cingëron telefoni, sepse si familje jemi përballur me këtë sëmundje. I përjetoj pritjet në korridoret e spitaleve, pritjet e daljes së rezultateve. Por, e përjetoj edhe kurajon për të mos u dorëzuar edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe e pamundur.

Fatmirësisht, as motra ime kurrë nuk është dorëzuar dhe tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit”, ka shkruar në Facebook.

Hamza tregoi se gjatë një konference me temën “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”, ju bëri thirrje të prekurave nga kanceri i gjirit që të mos dorëzohen asnjëherë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori