LAJMI I FUNDIT:

MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal

Me qëllim të mbrojtjes nga Gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit, sidomos grupeve të rrezikut siç janë: personat mbi 65 vjeç; të sëmurët kronikë; shtatzënat dhe lehonat; fëmijët mbi 6 muaj që mund të kenë predispozita për ndonjë sëmundje; por edhe grupeve të tjera të popullatës që të vaksinohen kundër gripit.

“Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër Gripit sezonal dhe doza të konsiderueshme janë shpërndarë përmes IKSHPK-së në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës.

Deri tash, në institucione shëndetësore janë shpërndarë mbi 140 mijë vaksina, ndërsa në stoqet e MSh/IKSHPK, ka sasi të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarët që bien në grupet e rrezikut dhe të interesuarit e tjerë.


Vaksinat të cilat po përdoren sivjet, janë katër shtamëshe, që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal. Ato janë, gjithashtu, parakualifikuara sipas standardeve të OBSh-së dhe garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre”, thuhet në njoftim.

Prandaj, me qëllim që mbrojtjes së këtyre grupeve më të rrezikuara, por edhe të tjerëve dhe uljes së ngarkesës së sistemit shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19, MSh u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar.

MSh falënderon Zyrën e UNICEF-it në Kosovë për bashkëpunimin e vazhduar në sigurimin e vaksinave kundër gripit sezonal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori